alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kosova në mes të “Procesit të Berlinit” dhe “Ballkanit të Hapur”

23/06/2022, 0:45
ne Aktualitet, Kryesore
A A

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se kancelari gjerman po e promovon Procesin e Berlinit, sepse e kanë filluar ata, mirëpo shton se nuk do të kritikojnë shtetet që duan të fuqizojnë bashkëpunimin rajonal përmes iniciativës së “Ballkanit të Hapur”.


-Lexo edhe:

Britania dërgon ekspertë ushtarakë në Ballkan, Johnson: Nuk do lejojmë që rajoni të bëhet shesh lojërash për Putinin

KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen

Por ngrit pyetjen nëse do të jetë ajo iniciativë gjithëpërfshirëse, sepse siç tha ai, “për momentin kjo nuk po duket e tillë sepse janë disa vende që nuk janë pjesë e ‘Ballkanit të Hapur’”.

“Në të gjitha vizitat e tij gjatë javës së kaluar, Kancelari ka qenë i qartë që dëshiron ta ringjallë Procesin e Berlinit, dhe e tha këtë edhe në konferencën për shtyp që u mbajt këtu. Së dyti, këto nuk janë vetëm fjalë por vepra konkrete për konferencën që do të ftohet e veçanërisht rreth çështjeve që duhen diskutuar për tregun regjional”, tha ai.

“Ne e kemi filluar Procesin e Berlinit, Kancelari ynë po e promovon Procesin e Berlinit, prandaj është e qartë. Mirëpo ne asnjëherë nuk do të kritikojmë shtetet që duan të fuqizojnë bashkëpunimin rajonal. Pyetja kryesore është se a do të jetë ajo iniciativë gjithëpërfshirëse, ndërsa për momentin kjo nuk po duhet e tillë sepse janë disa vende që nuk janë pjesë e Ballkanit të Hapur. A kemi nevojë për një proces tjetër? Në anën tjetër, në disa raste ndodh që të krijohen procese paralele në rast se opsioni i parë nuk funksionon”, tha ambasadori Rohde, për  “Kallxo.com”, transmeton Pamfleti.

Sipas ambasadorit, agjenda e Procesit të Berlinit në vjeshtë do të jetë tregu rajonal, njohja e diplomave. Kjo sipas tij do të jetë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Prandaj, ne duhet të kanalizojmë të gjithë energjinë tonë që procesi i parë të funksionojë. Kjo është e ngjashme me dështimin e Organizatës Botërore të Tregtisë që të vendosë një regjim botëror prandaj që 50 vjet, marrëveshje tregtare dalin gjatë gjithë kohës, prandaj në politikë, shpeshherë opsionet e dyta mbesin opsioni i vetëm që mund t’i qasemi”, shtoi ai.

“Dy çështje, së pari në vjeshtë do të mbahet konference e udhëheqësve të cilën do ta ftojë Kancelari. Kur të ftohen udhëheqësit e regjionit natyrisht që priten edhe rezultate, prandaj edhe ekzistojnë diplomatët që punojnë në prapavijë me shpresë që të garantojnë se të gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe anëtarët e Procesit të Berlinit nuk do të ulen në atë tavolinë duke e ditur që nuk do dalë asgjë nga ai takim”, ka thënë ambasadori gjerman.

Procesi i Berlinit është krijuar më 2014 mes rritjes së euroskepticizmit dhe vendimit të atëhershëm të BE-së që nuk do të ketë pranim të anëtarëve të rinj në pesë vitet e ardhshme.
Ndërkaq në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë arritur një sërë marrëveshjesh, që thuhet se kanë për qëllim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

Marrëveshjet, mes tjerash, përfshijnë lëvizjen e qytetarëve të tyre me letërnjoftime, bashkëpunim në lehtësimin e importit dhe eksportit të mallrave, si dhe një memorandum mirëkuptimi dhe bashkëpunimi për qasje të lirë në tregun e punës.

Tre nismëtarët e “Ballkanit të Hapur”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e kanë ideuar këtë koncept në vitin 2019 me qëllim të, siç është thënë, krijimit të një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor.

Kurti ka thënë më herët se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja” sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë më herët se “Ballkani i Hapur” nuk është ndërtuar mbi parimet e bashkëpunimit rajonal dhe se në këtë nismë, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk trajtohen në mënyrë të barabartë.
tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Boris Johnson
Bota

Britania dërgon ekspertë ushtarakë në Ballkan, Johnson: Nuk do lejojmë që rajoni të bëhet shesh lojërash për Putinin

30/06/2022, 11:46
KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen
Anti-Mafia

KÇK/ Dy firmat e Grigor Jotit të “INFOSOFT” kanë vjedhur 4.5 milionë Euro TVSH me fatura false, gjykata bllokon dosjen

30/06/2022, 11:34
Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!
Kryesore

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

30/06/2022, 11:18
Rama që duhet shporrur dhe 7 korriku i “lugatëve” Berisha- Meta
Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare

Rama që duhet shporrur dhe 7 korriku i “lugatëve” Berisha- Meta

30/06/2022, 10:52
 Saliu, o vret njerëz, o arrestohet!
Editorial

 Saliu, o vret njerëz, o arrestohet!

30/06/2022, 10:29
Aktualitet

Avokatët sërish në protestë për Hartën e re Gjyqësore, masa disiplinore kush paraqitet në seanca

30/06/2022, 10:18
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Si u ndalua Fishta e Koliqi, urdhri që hiqte nga qarkullimi qindra libra

Horoskopi 27 qershor 2022

Horoskopi 23 qershor 2022, njihuni me surprizat e yjeve për ditën e sotme

Lajmi i Dites

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

30/06/2022, 11:18

Lajmet e fundit

Ish-bosi i “Formula 1” shokon britanikët: Do merrja një plumb për Putin, lufta ndaj Ukrainës nuk ishte e qëllimshme

30/06/2022, 12:45
'Tani do thoni i ka numëruar gabim Erioni, si lopët', Braçe kritikon Ramën: Bujqësia zero rritje

‘Tani do thoni i ka numëruar gabim Erioni, si lopët’, Braçe kritikon Ramën: Bujqësia zero rritje

30/06/2022, 12:43

I dënuar në Itali për prostitucion, prokuroria kërkon konfiskimin e pronave për të riun nga Lushnja

30/06/2022, 12:22

Arben Ahmetaj: Ekonomia vetëm po rritet, kjo nuk vjen nga Zoti, por nga qeveria

30/06/2022, 12:19

Duma shpërthen ndaj deputetëve të PS: Ju shqetësoheni vetëm për oligarkët, po favorizoni ndërtuesit që ulen në tavolinë me Ramën! 

30/06/2022, 12:05
Boris Johnson

Britania dërgon ekspertë ushtarakë në Ballkan, Johnson: Nuk do lejojmë që rajoni të bëhet shesh lojërash për Putinin

30/06/2022, 11:46

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In