alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Kosova nën hijen e kontestit bullgaro-maqedonas dhe fajet e Edi Ramës

15/05/2022, 14:08
ne Editorial, Kryesore
A A
Kosova nën hijen e kontestit bullgaro-maqedonas dhe fajet e Edi Ramës

Kosova nën hijen e kontestit bullgaro-maqedonas dhe fajet e Edi Ramës

Në raport me Kosovën, Edi Rama po sillet si një politikan që vjen nga Islanda apo nga Benelluksi, ndërkohë që në raport me Serbinë ai po tregohet i gatshëm të këmbejë kauzat nacionale me iniciativat rajonale të tipit “BALLKANI I HAPUR” , madje edhe duke u rreshtuar gabimisht në anën atyre që e kanë mohuar gjenocidin serb në Srebrenicë. Mosvotimi i një rezolute në parlamentin shqiptar, e nxori Ramën, mbase pa dëshirën e tij, një avokat vullnetar të politikave gjenocidale të Beogradit në Ballkan, ku Srebrenica ishte epiqendra e barbarisë serbe.  

Shkruan Emin Azemi


-Lexo edhe:

Analiza e Washington Post/ 5 arsyet pse inteligjenca ruse dështoi para luftës në Ukrainë: Moska kishte gati dy qeveri të komanduara

Bisedimet Kosovë- Serbi pa rezultat, diplomati amerikan zbulon “trukun” që mund të ndryshojë gjithçka: Serbia duhet të shkëputet nga Moska!

Mosmarrëveshjet në mes të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut ka rrezik të lënë në plan të dytë Kosovën. Kjo e fundit assesi të gjejë shtegdaljen nga qorrsokaku në të cilën është futur pa dëshirën  e saj në raport me Serbinë. Ballkani gjithmonë ka qenë epiqendër e konflikteve e mosmarrëveshjeve, kurse ballkanasit, pa vetëdije, janë bërë argatë të politikave më të mëdha, ku ata në fund kanë dalë humbësit më të mëdhenj.

Aktualisht ekzistojnë disa konflikte të ngrira politike në Ballkan, për shkrirjen e të cilëve nevojitet, jo vetëm vullnet, por edhe mençuri  e gatishmëri për të evituar grackat që vendosen në prapavijë nga aktorët e mëdhenjë të gjeopolitikës.

Dimensionet e këtyre konflikteve marrin përmasa shqetësuese, sidomos sot kur pushtimi rus i Ukrainës ka rrezik të shndërrohet në një sharrënaje më të gjerë, ku nuk mund të mbetet i paprekur gati asnjë shtet i Evropës.

Po t’i pyetni politikanët në Shkup dhe Sofje, bie fjala, se ku qëndron djalli në raportet e tyre konfuze, ata, secili në mënyrë e tij, do të drejtoj gishtin nga tjetri, duke u vetëprezantuar si engjëll, ndërkohë që edhe Bullgaria edhe Maqedonia e Veriut janë plot faje, sepse nuk po i përmbushin detyrimet që kërkohen ndaj proceseve euro-integruese e euro-atlantike.

Edhe Shkupi , edhe Sofja, me ose pavetëdije, po punojnë për ato axhenda që duan një Ballkan jashtë proceseve euro-integruese e euroatlantike. Dhe duke u futur gjithnjë e më tepër në batakun e mosmarrëveshjeve, politikanët në Shkup dhe në Sofje po i bëjnë një dëm të pariparueshëm edhe Kosovës, duke e shtyrë këtë të fundit në margjinat  e proceseve euro-integruese, si pasojë e problemeve të hapura me Serbinë. Me fjalë të tjera, Kosova po paguan koston e një politike irracionale që po zhvillohet aktualisht në Shkup dhe në Sofje, për arsye se asnjë diplomat i rangut të lartë në Bruksel nuk po i qaset seriozisht problemit të Kosovës me arsyetimin se ata gjoja janë të fokusuar tek Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

Vetoja Bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut si dhe qasja e gabuar e kësaj të fundit ndaj zgjidhjes së problemeve të grumbulluara, kanë bërë që në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor të krijohen parakushte ideale për shtrirjen e ndikimit rus si pasojë e mos përfshirjes më aktive të Brukselit në tejkalimin e kontestit bullgaro-maqedonas.

Ky kontest ende nuk është futur në kuadër të procesit evropian të zgjidhjes, aq më tepër kur dy rivalët e grindur- Sofja dhe Shkupi nuk po mund të tejkalojnë vetveten dhe të gjejnë zgjidhje kompromisi.

Por, kontesti bullgaro-maqedonas po tregohet i dëmshëm edhe për pjesët tjerë të rajonit, sidomos për Kosovën dhe Shqipërinë. Kjo e fundit madje është bërë peng i vonesave euro-integruese  të shkaktuara nga përplasjet irracionale në mes të Shkupit dhe Sofjes. Kryeministri shqiptar Edi Rama që në fillim bëri gabim kur nuk këmbënguli që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia në procesin euro-integrues dhe tani është tepër vonë që të kërkojë një udhëtim veç e veç drejt BE-së.

Duke u marrë si tepër me “BALLKANIN E HAPUR”, në vend se të përqendrohet në axhendën europiane të Shqipërisë dhe të bëjë avokatin e Kosovës në forumet ndërkombëtare, Edi Rama nga një Kisinxher ballkanik, përfundoi në një Sanço Panço mesjetar. Kryeministri shqiptar e kishte autoritetin e mjaftueshëm që të imponojë zgjidhje të cilat do të ishin të favorshme, fillimisht për vet shqiptarët, e pastaj do të ishin pragmatike edhe për të tjerët, përfshi edhe serbët, nga të cilët ai nuk po mund të shkëputet.

Në raport me Kosovën, Edi Rama po sillet si një politikan që vjen nga Islanda apo nga Benelluksi, ndërkohë që në raport me Serbinë ai po tregohet i gatshëm të këmbejë kauzat nacionale me iniciativat rajonale të tipit “BALLKANI I HAPUR” , madje edhe duke u rreshtuar gabimisht në anën atyre që e kanë mohuar gjenocidin serb në Srebrenicë. Mosvotimi i një rezolute në parlamentin shqiptar, e nxori Ramën, mbase pa dëshirën e tij, një avokat vullnetar të politikave gjenocidale të Beogradit në Ballkan, ku Srebrenica ishte epiqendra e barbarisë serbe.

Askush nuk është kundër idesë së Ramës që të rregullohen marrëdhënie me fqinjët dhe hasmëritë e së kaluarës të zëvendësohen me mirëkuptimet e së ardhmes, por ai po harron se sëpatat e historisë nuk mund të mbahen nëpër kabinetet e politikanëve serbë, në vend se ato të dërgohen në muze. Kosova aktualisht ndodhet në një konflikt të ngrirë me Serbinë, kurse Edi Rama nuk bëri investimin minimal politik që autoritetin dhe ndikimin e tij tek Vuçiçi  ta vë në dispozicion të shkrirjes së këtij konflikti. Për pasojë i bie që ai më shpesh takohet me Vuçiçin se sa me Albin Kurtin, jo vetëm pse këto takime janë të një natyre protokollare që jo gjithmonë organizohen nga vet Rama, por edhe nga inicioni i tij që në vend të Kurtit të takojë në burgun e Hagës ish-udhëheqësit e Kosovës. Dikush mund ta merr si kurtoazi këtë takim, por në politikë asgjë nuk ka të rastësishme, kurse Rama është mjeshtër i jo rastësive. Ai po takohet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët në Hagë jo vetëm për t’i dërguar selame Kurtit, por edhe për të mbajtur gjallë idetë politike për të cilat ai ishte angazhuar, ku Kosova në raport me Serbinë zhvillonte beteja kufijsh dhe këmbimesh territoriale.

Gjithsesi, epilogu i mosmarrëveshjeve aktuale në rajon, sidomos ato në mes të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të ndodhë brenda një procesi evropian dhe në tryezat euro-amerikane, kurse konflikti i ngrirë në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk guxon të ngelë nën këto tryeza. Kosova duhet sa më shpejt të braktisë vagonët e prishur, të një treni të çmendur që aktualisht po drejtohet nga Sofja dhe Shkupi dhe po sponzorizohet nga qarqet proruse në të dyja vendet.

Mbase, shumëçka do të varet edhe nga qasja e Edi Ramës ndaj politikave rajonale, ku Serbia vazhdon të bëjë lojën e dyfishtë: ditën me Brukselin-natën me Moskën.

ProMarketing
smile
Lajmi Tjeter
Finlanda dhe Suedia në NATO, rrisin sigurinë e Evropës; Britania: Duhet ndjekur politika e 'dyerve të hapura'

Finlanda dhe Suedia në NATO, rrisin sigurinë e Evropës; Britania: Duhet ndjekur politika e 'dyerve të hapura'

Krimet serbe në Ballkan, Berisha, Meta, Rama dhe Shqipëria

Krimet serbe në Ballkan, Berisha, Meta, Rama dhe Shqipëria

Lajmi i Dites

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

Pse heshti Sali Berisha për kullën “Skënderbe”, që Viktor Ndoci e Ylli Braka po e ndërtojnë me para kokaine?

19/08/2022, 11:56

Lajmet e fundit

Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

Regani, fantazma e komunizmit dhe tallja e dosjeve

19/08/2022, 23:01

Takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia kishte frymën e duhur në dialog

19/08/2022, 22:54

Lufta në Ukrainë, Rusia vendos të ndërpresë furnizimin me gaz në Evropë për tre ditë

19/08/2022, 22:44

Kujtimet e një Shqipërie krejt ndryshe,,, nga një britanike

19/08/2022, 22:22

Vala e të nxehtit “than” Danubin, dalin në sipërfaqe anijet naziste të Luftës së Dytë Botërore

19/08/2022, 22:16
Pse italianët vijnë në Shqipëri për kujdesin dentar

Pse italianët vijnë në Shqipëri për kujdesin dentar

19/08/2022, 22:00
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In