Kosova12 Shtator 2022, 19:21

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Kosova të martën do të vizitohet nga presidentja e Hungarisë, Katalin Novak.

Këtë e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), të hënën.

Ajo në ora 9 të mëngjesit do të mbërrijë në Kosovë – do të pritet nga ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla.

“Nesër në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë presidentja e Hungarisë –shkëlqesia e saj, znj.Katalin Novak. Delegacioni hungarez do të pritet në aeroport nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla-Schëarz”, thuhet nga MPJD.

Hungaria është një nga shtetet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Prishtine

Kosova