Kosova30 Janar 2022, 15:14

Kosova regjistron mbi 2 mijë infektime me Covid, 1 viktimë në 24 orë

Shkruar nga Pamfleti
Kosova regjistron mbi 2 mijë infektime me Covid, 1 viktimë në 24

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, informon se nga 10.336 testime, 2.390 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 1.291 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 166.282.

Në total numri i rasteve aktive është 35.051.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.556 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.776.133 doza të vaksinës.

Deri më sot 805.086 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 77.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Prishtine Bilanci në Kosovë