Sport24 Mars 2018, 21:54

Kosova triumfon në miqësoren me Madagaskarin, fiton edhe talentin Edon Zhegrova

Shkruar nga Pamfleti
Kosova triumfon në miqësoren me Madagaskarin, fiton edhe talentin Edon

Kosova triumfon në miqësoren me Madagaskarin, fiton edhe talentin Edon Zhegrova

Nuk kishte përballë ndonjë kundërshtar të fortë, por Kosova e nisi mbarë vitin 2018, duke fituar miqësoren e saj, një sinjal i mirë për vazhdimësinë. Në fak, Kosova siguroi fitoren e parë nën drejtimin e trajnerit zviceran Bernard Challandes, pasi mposhti 1-0 Madagaskarin në miqësoren e zhvilluar në Francë. Debutim ëndrrash për talentin e “Dardanëve” Edon Zhegrova, goli i të cilit mjaftoi për suksesin e përfaqësueses më të re të futbollit në Europë.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Madagaskarin, që fitoi një 11-metërsh në minutën e 35-të, por që për fatin e mirë të Ujkanit, ekzekutimi la për të dëshiruar me topin që pasi preku shtyllën përfundoi në fundore.

Pak çaste më vonë, Ujkani kreu një ndërhyrje vendimtare, duke shmangur një gol të sigurtë. Sapo nisi pjesa e dytë, Zhegrova befasoi portierin e Madagaskarit me një goditje të shpejtë paksa prirët me portën, me topin që përshëndeti rrjetën. Në minutat në vazhdim të dyja skuadrat patën raste për të shënuar, por rezultati mbeti i pandryshuar. Bernard Challandes e nis me këmbën e mbarë eksperiencën e tij në krye të Kosovës, që katër ditë më pas do të provojë forcat me Burkina Fason po në Francë. Duhet thënë se trajneri zviceran Challans nën drejtimine  Kosovës synon të shkojë në Europianin e vitit 2020. /Pamfleti.com

Sport