Kosova25 Tetor 2022, 18:55

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Drejtoresha ekzekutive e Komitetit të Grave të Verbra në Kosovë, Bajramshahe Jetullahu, ka kwrkuar mbështetje institucionale dhe shoqërore për të verbërit.

Ka thënë se për të verbrit është sfiduese jeta në Kosovë.

Kështu kërkoi nga Qeveria, por edhe komunat që t’i dalin në ndihmë kësaj kategorie për mirëqenie, punësim, mundësi për shkollim, por edhe kushte për të ecur lirë në rrugë.

“Këtyre pllakave që u lavdërua kryetari, pllakat ndoshta i kanë vendosur vetëm për sy, me i pa dikush sepse ato pllaka për të verbrit janë katastrofë, pasi midis pllakave ai rend ku i verbëri duhet ta fusë shkopin për ta përcjellë rrugën se ku po shkon, po vendosen tabela të ndryshme, shportat e mbeturinave e reklama. Nëse një i verbër e përcjell vijën dhe ka pengesë atëherë do të ndeshet me të dhe do të përfundojë për toke. Diku për 10 apo 15 për qind, Komuna e Prishtinës i plotëson nevojat, por asnjëherë nevojat e duhura që janë për personat e verbër”, tha ajo për KP.

Sipas Jetullahut, sfidë më vete mbetet edhe arsimimi i të verbërve në Kosovë, pasi që institucionet sipas saj, nuk ofrojnë kushte për ta.

Ajo po ashtu thotë se shkolla speciale për të verbrit në Pejë nuk është opsioni më i mirë për shkollimin e tyre.

Prishtine

Kosova