Sport22 Shkurt 2022, 16:39

Kosova zgjedh teknikun e ri, trajneri francez mbërrin në aeroportin e Prishtinës

Shkruar nga Pamfleti
Kosova zgjedh teknikun e ri, trajneri francez mbërrin në aeroportin e

Kosova zgjedh teknikun e ri, trajneri francez mbërrin në aeroportin e Prishtinës

Trajneri francez, Alain Xhirese sapo ka mbërritur në aeroportin e Prishtinës. Ai u prit nga kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Në orët e fundit është folur shumë se ish-mesfushori i Francës do të ishte tekniku i kombëtares së Kosovës.

Tashmë duket se problemi për trajnerin e ri të “Dardanëve” është zgjidhur dhe shumë shpejt pritet vetëm zyrtarizimi nga FFK.

69-vjeçari francez i lindur në Langoiran ka një të kaluar me ekipet kombëtare, teksa ka drejtuar Gjeorgjinë, Gabonin, Malin, Senegalin dhe deri në vitin 2019 Tunizinë.

Veç tyre, Xhirese ka drejtuar në fillim të karrierës edhe klube si Tuluz dhe PSG. Në karrierën si sportist, Alain ka luajtur me Bordo dhe Marsejë.

Sport Alain Xhirese kombëtarja e Kosovës trajneri francez