Sport10 Prill 2019, 20:24

Kovac nuk ka mbështetje, Bayern tani do trajnerin nga Premier League

Shkruar nga Pamfleti
Kovac nuk ka mbështetje, Bayern tani do trajnerin nga Premier League

Edhe pse nuk arriti të shkojë te Real Madrid apo Manchester United pretendentët për të marrë trajnerin argjentinas Mauricio Pochettino nuk mungojnë. Trajneri aktual i Tottenham në Premier League mund të transferohet në Gjermani, për të drejtuar gjigandët e Bayern Mynih.

Lajmin e ka konfirmuar sot “El Mundo Deportivo”, që shprehet se argjentinasi do të zërë vendin e Niko Kovac, që nuk bind. Sipas medias spanjolle, ardhja e Pochettino është pjesë e një projekti masiv, që ka si qëllim rinovimin e skuadrës së Bayern.

Skuadra bavareze beson se trajneri aktual i Tottenham është njeriu i përshtatshëm për të ndërtuar një Bayern me emra të rinj dhe kampionë. Rezultatet e mira që argjentinasi ka arritur në Premier kanë bindur kampionët e Gjermanisë të investojnë te Pochettino.

Për të bindur Pochettino që të pranojë detyrën, Bayern ka zyrtarizuar blerjet e dy yjeve të futbollit si Lucas Hernandez dhe Benjamin Pavard.

Sport Bayern Kovac