Aktualitet14 Korrik 2022, 13:15

Kovaçevski pret në takim Ursula von der Leyen; çështjet që u diskutuan

Shkruar nga Pamfleti
Kovaçevski pret në takim Ursula von der Leyen; çështjet

Kovaçevski pret në takim Ursula von der Leyen; çështjet që u diskutuan

Shkup, 14 korrik – Kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen u prit edhe nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Ajo që është theksuar nga ana e kryetares së KE-së, është se vendi i RMV-së dhe Ballkanit Perëndimor është në BE dhe kjo është rruga e vetme e cila çon drejt një të ardhme për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme.

Kovaçevski dhe Leyen edhe një herë potencuan se me propozimin francez nuk rrezikohet fare identiteti, kultura, historia dhe gjuha maqedonase.

Në takim është diskutuar se në kontekst të rrethanave gjeopolitike, është shumë me rëndësi zhbllokimi i procesit eurointegrues dhe fillimi i negociatave për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian, që është e rëndësishme për përparimin e përgjithshëm të Maqedonisë së Veriut.

Në takim është theksuar se vendimet që tani sillen tani, garantojnë të ardhmen e vendit, dhe për këtë nevojiten lëvizje të mençura dhe shtetërore të cilat çojnë drejt prosperitetit, zhvillimit të vlerave demokratike dhe përparimit të përgjithshëm ekonomik.

Shkupi #Dimitar Kovaçevski BE integrimi propozimi francez Ursula von der Leyen