Aktualitet14 Prill 2022, 09:54

KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj

Shkruar nga Pamfleti
KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj

KPA rrëzon KPK, rikthen në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, duke rikthyer në detyrë gjyqtarin Fatri Islamaj, ish-kreu i Gjykatës së Tiranës dhe ish-kreu i KED.

Sipas Komisionit të Pavarur të Apelimit, KPK e ka shkarkuar padrejtësisht, dhe se në të treja kriteret, pasuri, integritet dhe profesionalitet, ka rezultuar se Islamaj, është i pastër. Për rikthimin e Islamajt në detyrë, u votua nga 5 anëtarët e KPA-së.

Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Apelit të Tiranës, më 10 dhjetor të 2019-tës. Asokohe, vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari.

Kjo e fundit, tha se raporti i ILDKPKI-së për gjyqtarin Fatri Islamaj evidentonte deklarim të pasaktë të pasurisë dhe mungesë burimesh të ligjshme. Gjithashtu sipas Inspektoriatit, Islamaj kishte kryer deklarim të rremë, por nuk ndodhej në kushtet e konfliktit të interesit.

Hetimi i KPK-së për Fatri Islamajn u fokusua tek blerja e një apartamenti me sipërfaqe 144.5 m2 në Tiranë si dhe transaksionet me disa makina, të cilat u konsideruan me probleme.

Nga ana e tij, Islamaj ka deklaruar se zotëron pasuri neto gjithsej në vlerën 3.4 milionë lekë dhe se të ardhurat e tij janë 21 milionë lekë.

Islamaj i kundërshtoi gjetjet e Komisionit lidhur me apartamentin në Tiranë. Ai tha se nuk ka trajtim preferencial, pasi vlera për metër katror është rreth 10 mijë lekë më e lartë nga çmimi i tregut. Ai shtoi se apartamenti nuk është përfunduar ende, pasi nuk ka vendosur të jetojë aty si pasojë e rritjes së ndotjes akustike dhe mjedisore. Ai kundështoi gjithashtu edhe pretendimet për trajtim preferencial nga banka, me argumentin se nuk kishte shqyrtuar asnjë çështje të këtij subjekti.

Berisha humbet dhe një ‘ushtar’ në drejtësi, ‘viktimë’ e Vettingut kushuriri i tij Fatri Islamaj

Aktualitet Fatri Islamaj gjyqtar KPA KPK