
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar sot në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Tiranës, Altin Shkurti. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Alma Faskajn.
Gjatë seancës dëgjimore më 1 shkurt, gjyqtari Shkurti dha shpjegime për barrat e provës për pamundësi financiare për krijimin e pasurisë, për të cilat deklaroi se i kishte kundërshtuar me dokumente.
Ai dha shpjegime edhe për disa gjetje në kriterin profesional, ndërkohë qe mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës.
Altin Shkurti i përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2000 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.