Aktualitet23 Shtator 2022, 10:14

KPK konfirmon në detyrë prokurorin Arian Përmeti

Shkruar nga Pamfleti
KPK konfirmon në detyrë prokurorin Arian Përmeti

KPK ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Tiranës, Arian Përmeti. Përmeti deklaroi në seancën e KPK-së, që u mbajt më 15 shtator se pasuritë që ai zotëronte rridhnin nga burime të ligjshme, konkretisht nga trashëgimia ligjore e prindërve të tij të ndjerë, si trashëgimtarë të një pjese të pronave të familjeve Përmeti dhe Kosova, të rikthyera ose të kompesuara me vendim të Komisionit të Kthimit dhe Kompesimit të Pronave.

Arian Përmeti e ka filluar punën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 2003. Prej vitit 2013, ai ushtron funksionin e prokurorit pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Aktualitet KPK