Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se do të merren masa për sjelljen e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ditën e djeshme. Osmani ka mbajtur një deklaratë ditën e sotme ku ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të ruajnë qetësinë e tyre. Gjatë fjalës së saj Presidentja tha se ajo që ka ndodhur ka qenë e papranueshme dhe e paprecedentë.
Ajo gjithashtu tha se i është bërë presion të paimagjinueshem Drejtorit të Zyrës për Certifikimin e Subjekteve Politike. Në fund të fjalës Osmani ka quajtur Kryetarën e KQZ-së, Valdete Dakën si mos kopetente për atë pozicion pasi nuk iu përmbajt detyrimit të saj ligjor.
Deklarata e Vjosa Osmanit:
I ftoj qytetarët të ruajnë maturinë dhe qetësinë që ta mbrojmë integritetin e procesit zgjedhor. Jam duke punuar afër me partnerët tanë që të kemi prezencën e tyre në këtë proces. Në rast se përballemi me situata të tilla ku abuzohet me KQZ për të shtyrë përpara agjenda partiake nga ana e anëtarëve të KQZ’së do të detyrohem që të ndërmarr të gjitha masat për integritetin e KQZ’së dhe procesit zgjedhor.
Ajo çfarë kemi parë dje në KQZ ka qene paprecedentë, e pahijshme dhe e papranueshme për një institucion që duhet të bëj çmos që ta mbrojë integritetin. Në transmetime të drejtpërdrejte u bë presion marramendës nga Drejtorit të Zyrës për Certifikimin e Subjekteve Politike si dhe u tolerua dhe u ushtrua presion ndaj drejtorit të kësaj zyre.
Përderisa të gjithë anëtarët japin betim që të kryejnë detyrat në mënyrë të paanshme dhe të përgjegjshëm e po ashtu edhe të kryetaresh së KQZ’së që nuk e përfaqëson asnjë subjekt politik. Ajo që ka ngjarë dje e ka lënduar integritetin e KQZ’së. Në asnjë moment dhe në asnjë mënyrë nuk duhet që të biem në kurth.
KQZ është mbledhur ditën e djeshme në Kosovë për të certifikuar partitë që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit. Nga të gjitha partitë KQZ nuk ka certifikuar Nismën Socialdemokrate farë si subjekt zgjedhor, ndërsa VV dhe AAK nuk i janë certifikuar listat për deputet për shkak se kishin probleme me ligjin. Ndërsa partitë që janë certifikuar janë LDK, PDK, Lista serbe, Lista Romani Iniciativa, JPG, PREBK, SDU dhe Partia Balliste.