Bota18 Prill 2022, 19:51

Krahu i djathtë i baronit serb të drogës arratiset drejt Shqipërisë, si shmangu forcat e policisë kufitare

Shkruar nga Pamfleti
Krahu i djathtë i baronit serb të drogës arratiset drejt

Oficeri i policisë serbe Danilo Stojanoviç, i dyshuar si anëtar i grupit kriminal të Darko Sariç, është arratisur sot nga Mali i Zi në Shqipëri.

Ai dyshohet se u arratis në vendkalimin Grncar midis Malit të Zi dhe Shqipërisë pasi makina e tij u ndalua nga policia kufitare.

Darko Sariç, një trafikant i madh droge, u arrestua të enjten në mëngjes në vilën e gruas së tij në periferi të Beogradit, Senjak, si pjesë e një operacioni ndërkombëtar të koordinuar nga EUROPOL dhe EUROJUST, agjencitë e BE-së për zbatimin e ligjit dhe bashkëpunimin në drejtësinë penale.

Drejtoria e Policisë së Malit të Zi ka njoftuar se mëngjesin e sotëm në pikën kufitare Gërnçar, në dalje nga Mali i Zi, policia kufitare ka kontrolluar një automjet me targa malazeze të drejtuar nga VR, në të cilin ishte DS, i cili kishte një dokument identifikimi të Republikës Serbe. Pas kontrollit të dokumenteve personale, efektivët e policisë e kanë drejtuar mjetin në vijën e dytë të kontrollit kufitar, por D.S. ka dalë nga automjeti dhe është larguar, thuhet në njoftim.

Policia arrestoi gjithashtu katër anëtarë të tjerë të një grupi të dyshuar të organizuar kriminal që besohet se operonin në Serbi, gjetkë në Evropë dhe në Amerikën e Jugut. Ata akuzohen për bashkim me qëllim të kryerjes së veprave penale, vrasje të rëndë, prodhim dhe shpërndarje të paligjshme të lënëve narkotike, prodhim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse, rrezikim të përgjithshëm dhe shpërdorim të pozitës zyrtare.

Bota #baroni serb arratiset