Sipas ligjit, po i bëjmë 15 pyetje për të cilat krybashkiaku ka “hije punësh” të pista dhe duhet t’i hetojë SPAK-u, i cili mund të marrë si referencë dhe disa dosje nga SHISH apo nga homologët jashtë Shqipërisë
Prej 1 viti e gjysëm, Bashkia e Kavajës është në dorën e Redjan Kralit, nip i Fatos Nanos, i caktuar në këtë detyrë, në pazar mes Ramës e Nanos, për të bërë biznes me 22 km vijë bredgetare, me 1500 ha pyje e parqe buzë detit e 640 mijë m2 troje publike.
Këtë mision, Redjan Krali, deri tani e ka konkretizuar me 115 leje ndërtimi e 800 ha qira, shitje, dhurime e qira me 16 lekë/m2 në muaj për 20-99 vite, të cilat i ka trajtuar si toka malore të llojit e kategorisë “kullota” në Has, Mirditë e Skrapar.
Nëse SPAK, do ketë dëshirë të hap dosjet e drejtorisë së zhvillimit të territorrit e drejtorisë juridike Kavajë; dhe akt-lejet e ndërtim-qira-shitjeve pasurore që ka firmosur kryetari Krali, do zbulojë një krim pronësor masiv e kiminal, që se sa ka bërë as Elvis Roshi e as gjyqtari Luan Lusha.
I njohur si “bosi i dyshekëve”, biznes i ngritur me miliona Euro ilegale të siguruara e importuara nga Vasili e nga ai vetë, matanë detit e kufirit tokësor deri në Serbi; kryebashkiaku Krali, ka ditur që interesat e 3 bizneseve të tij, t’i “alternojë” me resurset e bashkisë, tatimet e doganat.
Ja 15 pyetje drejtuar Kralit të Kavajës, por edhe SPAK-ut dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit:
- A ka marrë dëmshpërblim financiar dhe sa ka marrë, nga fondi i ndihmës shtetërore apo nga OSHEE, pas zjarrit që “i ra” në fabrikën e dyshekëve, më 16 janar 2020?
- Pse kryetar Krali dhe babai i tij, pronar Vasili, iu lutën Policisë dhe Prokurorisë Durrës-Kavajë, të mos bënin hetime për djegien e fabrikës, duke raportuar si shkak “shkëndijën elektrike dhe fajtor OSHEE”?
- A është e vërtetë apo shpifje, që nga një shoqëri private sigurimesh, keni marrë dëmshpërblim për fabrikën, si gjoja e “siguruar” me letra të bëra pas zjarrit, duke i ia shpërblyer bosit të shoqerisë së sigurimeve, me një copë tokë publike afro 3000 m2 buzë detit?
- Po dy herët e tjera të djegies së fabrikës së dyshekë-sfungjerëve, me të njëtin “shkak zjarri e model mos-hetimi”; a keni marrë dëmshpërblim financiar nga shteti, gjoja si biznes social?
- A keni marrë 3 muaj, nga 100 paga lufte si dhe 100 paga si biznes i madh për punonjësit në muajt prill-qershor; kur fabrika juaj ishte e djegur më 16 janar 2020?
- A paguani tatime si biznes i madh apo i vogël; referuar faktit se keni tre linja prodhimi të maskuara nën logon “Krali Group”?
- Përse bisnesi “Krali Group”, qysh prej 1 janarit 2020, nuk ekziston në regjistrat publik të QKB, tatimeve e doganave?
- A keni bërë transaksione shitje dyshekë-sfungjerë, krevatë etj, me entet publike, mes tyre dhe kopshte, çerdhe, spitale, konvikte e qendra sociale në Kavajë dhe bashki e ente të tjera publike? A i keni deklaruar si të ardhura?
- Përse në doganat shqiptare, prej 6 vitesh mungon dosja e import eksporteve të biznesit tuaj, me shtetet Itali, Greqi, Kosove, Mal i Zi, Serbi?
- Ç’lidhje keni me kompaninë “STAR AIRWAYS ALBANIA SHPK” dhe me adresën “VIA MATTEO BANDELLO-5 MILANO, MILANO, 20123 Italy”?
- Për çfarë motivesh, babai juaj “Vasil” e ka ndryshuar emrin në “Gjergj” dhe a ka ndryshimi i emrit, ndonjë “siklet e sekret” me punët e drejtësisë?
- Cilët janë dy partnerët tuaj “më të fortë” jashtë Shqipërisë; njeri shitës atomjetesh të distributorit “BMW”, ndërsa tjetri doganier i huaj?
- A keni jetuar jashtë Shqipërisë, më tëpër se 3 muaj e me çfarë “punësh” jeni marrë atje; dhe përse nuk e deklaroni në formularin e dekriminalizimit?
- Cilët janë 5 të fortët që kanë marrë toka bregdetare me qira, me çmim 16 lekë/m2 në muaj si tokë djerrë.
- A është ofruar ndonjë prej 4 oligarkëve, që ka marrë tenderea e PPP nga ju si kryetar bashkie, për t’ju bërë “bamirësi” në rindërtimin e fabrikës së djegur?
Ligji Nr. 138/2015/ Për këto pyetje, referuar ligjit në fuqi, kryebashkiaku i Kavajës, ka detyrim të përgjigjet me vërtetësi, sepse është drejtues pushteti lokal, që administron pasuri, taksa e vendim-marrje për problemet jetike të popullatës në Kavajë./Pamfleti