Kosova24 Nëntor 2022, 22:52

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se i ka thënë kryeministrit Albin Kurti që nuk është në rregull “t’i thuash kaq shpesh Jo SHBA-ve”.

Sipas tij, Kurti e ka pranuar këshillën e fundit të amerikanëve për shtyrjen dy-ditore të vendimit për targa pa dëshirën e tij.

“Unë i kam kërku kryeministrit me i dëgju këshillat amerikane. I kam thënë, nuk i thuhet kaq shpesh JO Amerikës, partnerit kryesor. Nuk i thuhet JO dy herë n’vit Sekretarit të Shtetit”, ka thënë ai.

Krasniqi javën e kaluar ka qenë në vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në lidhje me këtë tregon se iu ka thënë amerikanëve ”që nuk ndihet mirë kur ministrat nuk munden të udhëtojnë në SHBA“.

Ai thotë se marrëveshja për targat ishte lajm i mirë, sipas tij ka pasur potencial për përshkallëzim të situatës.

“Dje me vonesë, kryeministri e ka pranuar këshillën amerikane. E ka pranuar prej zorit, jo prej qejfit, për atë sot s’di se si ta arsyetojë. Ne jemi në pozicionin që e kemi pasur”, ka deklaruar Krasniqi në T7.

“Potenciali i eskalimit ka qenë i madh. Shqetësimi ynë dhe i ndërkombëtarëve ka qenë për faktin që është paralajmëruar dhe ka pasur përgatitje për një përshkallëzim”, ka vazhduar ai.

Kreu i opozitës ka shprehur kritika edhe për propozimin planin frako-gjerman.

Ka thënë se nëse pjesë e tij nuk është njohja nga Serbia atëherë si plan nuk duhet të pranohet.

Prishtine

Kosova

·

24 Nëntor 2022, 20:1220:12Kosova