Kosova17 Nëntor 2022, 20:30

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se në këtë kohë sfiduese Kosovës i duhet koordinimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krasniqi po qëndron në SHBA për një vizitë zyrtare, me ftesë të shtetit amerikan.

”Gjatë gjithë viteve jo vetëm të ekzistencës së shtetit të Kosovës, por sidomos në kohët më të vështira të historisë tonë kombëtare, gjatë luftës në Kosovë, edhe projekti i çlirimit të Kosovës, edhe i pavarësimit të vendit tonë, edhe shtetndërtimi i Kosovës, ka ndodhur vetëm kur kemi pasur koordinim dhe përafrim të qëndrimeve tona me SHBA-në”, ka thënë Krasniqi. Andaj çdo sukses i arritur i Kosovës dhe i popullit tonë ka qenë i ndërlidhur me mbështetjen amerikane dhe konsideroj që kjo duhet të jetë prioritet edhe në këtë kohë sfiduese”, tha Krasniqi.

Ka folur edhe për situatën në Veriun e Kosovës, duke thënë se targat RKS janë legjitime, poqë këkron që kërkesa amerikane për shtyrje të vendimit të zbatohet.

”Çështja e targave është vendim legjitim i Kosovës. Askush nuk e konteston këtë, as partnerët tanë amerikanë, as ata në Evropë, por kërkesa aktuale e miqve tanë, mbështetësve kryesorë të Kosovës është që të ketë një shtyrje disamujore, konkretisht 10 mujore në mënyrë që t’i jepet mundësi avancimit të procesit të dialogut. Është pak vështirë t’ua shpjegojmë partnerëve tanë këtu në Ëashington DC se sot kemi rrezikim të një eskalimi të situatës për çështjen e targave të veturave. Sepse edhe njerëzit që e kanë përcjellë Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet në Kosovë kanë pritur që ne tash të jemi të fokusuar në arritjen e një marrëveshjeje finale”, theksoi kreu i PDK-së.

Ka thënë po ashtu për Zërin e Amerikës se  shteti amerikan gjithmonë i ka parashtruar kërkesat duke pasur për bazë interesin e Kosovës.

”Çdo qytetar i Kosovës sot nuk ndjehet mirë me faktin që ne sot në SHBA kemi një ndjenjë të mosrespektit ndaj kërkesave të tyre”, ka deklaruar Krasniqi.

Prishtine

Kosova