Bota 1 Shkurt 2023, 11:47

Kremlini dënon me tetë vite burg gazetarin rus

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari i njohur rus Alexander Nevzorov u dënua në mungesë nga një gjykatë në Moskë sot me tetë vite burg pasi u shpall fajtor për përhapjen e “lajmeve të rreme” rreth ushtrisë ruse, sipas një njoftimi të mediave shtetërore.

Autoritetet ruse vitin e kaluar filluan të hetojnë Nevzorovin mbi postimet në mediat sociale në të cilat ai akuzonte ushtrinë ruse për bombardimin e qëllimshëm të një materniteti në qytetin ukrainas të Mariupol, një pretendim i mohuar nga Moska.

Gruaja e Nevzorov kishte shkruar në mars në Instagram se ajo dhe burri i saj ndodheshin në Izrael. Sipas informacioneve, Kievi i kishte dhënë Nevzorov shtetësinë ukrainase nga viti 2022.

Nevzorov kishte konfirmuar se kishte marrë nënshtetësinë ukrainase në një postim në Telegram qershorin e kaluar. Ai gjithashtu kishte theksuar se lufta e Rusisë është një krim, viktima e të cilit është Ukraina.

“I jam mirënjohës këtyre njerëzve,  më dhanë një vend mes tyre”

“Unë jam në anën e viktimës. Dhe u jam mirënjohës atyre njerëzve që janë torturuar, që janë të dëshpëruar, të gjakosur të Ukrainës që më lejuan të kem një vend mes tyre”, tha ai.


smile

Bota gazetar lajme Rusi