Bota 8 Maj 2022, 20:15

Kremlini kërcënon me luftë?! Aleati i Putinit “mesazh” Perëndimit: Rusia mund t'i shkatërrojë vendet e NATO-s për 30 minuta!

Shkruar nga Pamfleti

Kremlini kërcënon me luftë?! Aleati i Putinit “mesazh” Perëndimit: Rusia mund t'i shkatërrojë vendet e NATO-s për 30 minuta!

Një nga miqtë më të afërt të Vladimir Putin pretendon se Rusia mund të shkatërrojë të gjitha vendet e NATO-s “për vetëm gjysmë ore”. Dmitry Rogozin, kreu i agjencisë hapësinore të Kremlinit, Roscosmos, u shpreh se qëllimi është të mposhtet “armiku” Perëndim dhe të fshihet Ukraina nga harta.

“NATO po bën një luftë kundër nesh”, tha ish-zëvendëskryeministri i aleancës ushtarake perëndimore prej 30 shtetesh.

“Ata nuk e kanë shpallur sulmin, por kjo nuk ndryshon asgjë. Tani është e qartë për të gjithë”– tha ai, duke shtuar se: “Në rast të një lufte bërthamore, vendet e NATO-s do të shkatërrohen nga ne brenda gjysmë ore. Por ne nuk duhet ta lejojmë atë, sepse pasojat e shkëmbimit të sulmeve bërthamore do të ndikojnë në gjendjen e Tokës sonë. Prandaj, ne do të duhet ta mposhtim këtë armik më të fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht me mjete të armatosura konvencionale.”

Po ashtu, Rogozin la të kuptohej se Putini do ta kthente Rusinë në një bazë lufte mes spekulimeve se një mobilizim masiv është në plan për të forcuar përpjekjet e tij luftarake.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Një fitore e tillë është e mundur me solidaritetin e plotë të të gjithë vendit me ushtrinë, me mobilizimin e ekonomisë shtetërore. Industria duhet të detyrohet menjëherë t’u shërbejë objektivave ushtarake. Kjo duhet të bëhet menjëherë dhe sa më shpejt”- tha ai, raporton Daily Mail.

Deklaratat e Rogozin erdhën pasi prova e fundit për paradën e nesërme të Ditës së Fitores në Moskë po parakalonte nëpër Sheshin e Kuq vetëm disa metra larg Kremlinit.

Duke përdorur një fjalë që Putini e ka ndaluar në lidhje me Ukrainën – “luftë” – aleati i Putinit tha se: “Kjo është një luftë për të vërtetën – dhe të drejtën e Rusisë për të ekzistuar si një shtet i vetëm dhe i pavarur”.

Ai këmbënguli: “Vetë ekzistenca e një Ukrainë të ndarë nga Rusia do ta kthejë atë në mënyrë të pashmangshme në anti-Rusi dhe një trampolinë të Perëndimit për agresion kundër popullit rus.

Kjo është arsyeja pse ajo që ne e quajmë Operacion Special Ushtarak shkon përtej kuptimit dhe shtrirjes gjeografike aktuale.”

Ai nuk tha se cili territor tjetër ishte në planet e Putinit përtej Ukrainës, megjithatë pretendoi se NATO-ja ishte përfshirë në një luftë përfaqësuese duke përdorur ushtarë ukrainas për të luftuar pa i vënë në rrezik forcat e tyre.

“Forcat e armatosura të Ukrainës janë përdorur si mish për top nga NATO”- tha ai, duke shtuar se: “Ata janë vetëm operatorë të trajnuar nga instruktorë të NATO-s që shtypin levat dhe butonat e armëve të NATO-s.”

Rogozin gjithashtu kundërshtoi Putinin duke thënë “ne nuk po luftojmë nazistët në Ukrainë”.

Sipas tij Rusia “po çliron Ukrainën nga okupimi i NATO-s. Ne po largojmë armikun më të keq nga kufijtë tanë perëndimorë”.

Shpërthimi i Rogozin kundër Perëndimit dhe Ukrainës erdhi pasi ai theksoi se YouTubeeri britanik Benjamin Rich, i cili ka mbi 3.5 milionë ndjekës, u arrestua në Kozmodromin Baikonur në Kazakistan – duke lënë të kuptohet se ai mund të ketë qenë spiun. Rich ishte me të dashurën e tij bjelloruse Alina Zelupa.

Ndërkohë, paralajmërimi i tij se bota duhet të shmangë luftën bërthamore erdhi ndërsa armët termonukleare lëviznin nëpër Sheshin e Kuq të Moskës dhe Rusia po përgatitet për paradën e saj të Ditës së Fitores nesër për të përkujtuar fitoren e ish-Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në 1945.

Arma ndërkontinentale, e cila peshon 49.6 ton, mund të udhëtojë deri në 24,500 km/orë dhe është e aftë të godasë objektivat deri në 12,000 km larg – që do të thotë se mund të godasë Londrën ose Nju Jorkun brenda disa minutave.

Arma e shkatërrimit në masë u pasua nga disa raketa Iskander-M, ndërsa burra dhe gra marshuan jashtë Kremlinit të veshur me veshje ushtarake, duke valëvitur flamujt rusë dhe duke përshëndetur.

Tetë luftëtarë MiG-29 kaluan gjithashtu në një formacion “Z” – shenja e përdorur nga ushtria e Putinit si një simbol i veprimit të saj ushtarak në Ukrainë, të cilin kritikët e kanë krahasuar me svastikën e përdorur nga nazistët./ Përshtati në Shqip, Pamfleti/

Bota #lufta në Ukrainë Rusi