Bota14 Mars 2022, 22:02

Kremlini luan blofin: S’kemi kërkesë për takim Putin-Zelensky

Shkruar nga Pamfleti

Rusia nuk ka marrë ende ndonjë kërkesë që presidenti rus, Vladimir Putin të zhvillojë bisedë telefonike me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të hënën Kremlini.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë më herët se nuk përjashtohet takimi mes dy liderëve.

Zelensky ka bërë thirrje për takime të drejtpërdrejta me Putinin, duke thënë se kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë fund luftës.

Peskov ka thënë të hënën se nuk ka pasur diskutime për një takim të mundshëm të Putinit dhe presidentit amerikan, Joe Biden, sipas mediave ruse.

Disa ditë para se trupat ruse të pushtonin Ukrainën, Shtëpia e Bardhë pati dhënë shenja se një samit i tillë do të kushtëzohej nga ulja e tensioneve nga ana e Putinit.

Gati tre milionë njerëz kanë ikur nga Ukraina, prej kur presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës tre javë më parë.

Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në shumë vende të botës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës.


smile

Bota #Putin #Zelensky