
Kremlini ka vazhduar kërcënimet e tij lidhur me sugjerimet e ditëve të fundit, për ofrimin e një ndihmë të mëtejshme ushtarake për Ukrainën nga Perëndimi.
Siç është raportuar tashmë, ka indikacione në rritje se tanket Leopard 2 të prodhimit gjerman do të transferohen në Kiev, mbase jo nga Berlini vetë por nga aleatët të cilët zotërojnë tanke të tillë.
I pyetur për këtë çështje në konferencën e tij të përditshme të lajmeve këtë mëngjes, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se ndarja në Evropë mbi dërgimin e tankeve tregoi se kishte një “nervozim” në rritje brenda aleancës ushtarake të NATO-s. Ai shtoi gjithashtu se populli ukrainas, do të paguaj për këtë pseudo ndihmë.
“Por sigurisht që të gjitha vendet që marrin pjesë, drejtpërdrejt ose indirekt, në pompimin e armëve në Ukrainë dhe në ngritjen e nivelit të saj teknologjik mbajnë përgjegjësi (për vazhdimin e konfliktit. Gjëja kryesore është se është populli ukrainas ai që do të paguajë çmimin për gjithë këtë pseudo-mbështetje “, tha ai.