Aktualitet26 Shkurt 2019, 18:17

Krerët e politikës të tmerruar nga SPAK, tentativë të fundit për të bllokuar Reformën në Drejtësi, nga nesër ndërkom

Shkruar nga Pamfleti
Krerët e politikës të tmerruar nga SPAK, tentativë të

Krerët e politikës të tmerruar nga SPAK, tentativë të fundit për të bllokuar Reformën në Drejtësi, nga nesër ndërkombëtarët nisin lëvizjet

Me ndihmën e SHBA-BE, SPAK do të ngrihet shumë shpejt dhe do të shkatërrojë gjithë klikën politike

Krerët e politikës shqiptare kanë treguar edhe njëherë se janë kundër Reformës në Drejtësi. Në unison, të gjithë krerët politikë kanë bërë sot tentativën e fundit për të bllokuar këtë reformë të rendësishme, që do të zhbirojë me themelë pasuritë e tyre marramendëse, veprat e tyre kriminale dhe korruptive, duke i zhveshur politikanët nga postet e larta dhe duke i bërë gati për dyert e burgut.

Si kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ashtu edhe krerët e opozitës, Lulzim Basha i PD, Monika Kryemadhi e LSI dhe ish-kryeministri Sali Berisha apo krerët e aleatëve të opozitës kanë vendosur të mos marrin pjesë në seancën më të rëndësishme plenare, ku do të hidhet një tjetër hap drejt drejtësisë së re. Rama, Basha, Berisha dhe Kryemadhi kanë treguar se janë të tmerruar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe së bashku po luftojnë në prapaskenë që ta bllokojnë ngritjen e këtij institucioni, që do të fundosë fatin e tyre.

Parlamenti do të votojë mbrëmjen e sotme strukturat e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), por në seancë nuk janë të pranishëm as Edi Rama i PS dhe as Lulzim Basha me Monika Kryemadhin. Nga njëra anë, opozita ka vendosur të protestojë para Parlamentit, duke tentuar të pengojë zhvillimin normal të seancës plenare, në mënyrë që të mos votohen strukturat e reja të drejtësisë, ndërsa nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka vendosur të udhëtojë këtë pasdite drejt Lushnjes, duke zhvilluar një takim me qytetarët.

Edhe ky i fundit, ndonëse e dinte që sot do të mblidhej Kuvendi për KLGJ e KLP, ka vendosur të largohet nga Tirana, i tmerruar nga ngritja e SPAK. Por, pavarësisht kësaj tentative të politikës shqiptare për të bllokuar Reformën në Drejtësi, me ndihmën dhe mbështetjen e ndërkomëbtarëve SPAK do të ngrihet shumë shpejt dhe do të shkatërrojë gjithë klikën politike.

Kujtojmë se ditën e nesërme në vendin tonë do të mbërrijë një delegacion i Bashkimit Evropian me disa eurodeputetë të lartë, të cilët do të vëzhgojnë nga afër situatën politike dhe do t’i përcjellin mesazhe të prera dhe të qarta gjithë politikës shqiptare, se nuk mund ta bllokojë Reformën në Drejtësi.

Kryesore Edi Rama Lulzim Basha Monika Kryemadhi Reforma në Drejtësi Sali Berisha SHBA-BE SPAK