Bota27 Mars 2022, 10:53

Krerët e ushtrisë ruse të tmerruar nga Putini, komandanti i lartë vret veten pas prishjes së tankeve

Shkruar nga Pamfleti
Krerët e ushtrisë ruse të tmerruar nga Putini, komandanti i

Vladimir Putin ka humbur deri më tani 7 gjeneralë të lartë. Një ditë më parë u raportua se u vra Yakov Rezantsev, ndërkohë që Kievi shprehet se ka shumë ushtarakë të lartë që po vrasin veten për shkak të dështimit.

Shërbimet inteligjente të Ukrainës raportojnë se një komandant rus i një regjimenti tankesh, emri i të cilit nuk bëhet me dije, vrau veten sepse mjetet që njësia e tij kishte në rezervë ishin të papërdorshme.

Ministria e Mbrojtjes e Kievit deklaroi se komandanti i regjimentit të 13-të u detyrua të qëllojë veten për shkak të gjendjes së rëndua psikologjike kur mësoi se tanket e tij nuk punonin. Sipas Ukrainës, në 10 tanke vetëm një ishte funksional.

Sipas të njëjtit burim, tanket rezervë nuk ishin mirëmbajtur dhe shumë pjesë të tyre ishin vjedhur për shkak të metaleve të shtrenjta që ndodhen në to.

Bota Rusi tanke Ukrainë.