Politike29 Tetor 2022, 14:00

Kreshnik Spahiu: 3 arsye pse Rama po sulmon Prokurorinë e Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
Kreshnik Spahiu: 3 arsye pse Rama po sulmon Prokurorinë e Tiranës

“SPAK, gijotina për politikën e vjetër”/ Aleancë e fshehtë Rama-Meta-Berisha? Spahiu: Strategjia amerikane, të çmontojë elitën politike!

Analisti Kreshnik Spahiu renditi 3 arsyet pse kryeministri Edi Rama sulmoi së fundmi Prokurorinë e Tiranës.

Për Euronews Albania, Spahiu u shpreh se Rama justifikohet para bashkëpunëtorëve dhe miqve se nuk ka ndonjë influencë në sistemin e drejtësisë. Sipas Spahiut, me këto deklarata ai justifikohet edhe para qytetarëve shqiptarë për dështimet e drejtësisë dhe i tregon ndërkombëtarëve se nuk ka lidhje me sistemin e drejtësisë.

“Rama ka një qëllim të trefishtë në akuzat që i drejton Prokurorisë. Me një gur ai vret 3 zogj. Së pari justifikohet para bashkëpunëtorëve të tij dhe miqve se nuk ka ndonjë influencë në sistemin e drejtësisë. Duke u justifikuar për arrestimet dhe për burgosjen e Saimir Tahirit dhe Lefter Kokës. Së dyti, Edi Rama synon të krijojë një alibi tek faktori ndërkombëtar, për të thënë se nuk ka asnjë influencë tek sistemi i drejtësisë. Së treti Edi Rama e  bën këtë për arritur tek opinioni publik dhe për të ndarë përgjegjësinë për të mos marrë një faturë për dështimet e drejtësisë”, u shpreh ai.

Politike Edi Rama Kreshnik Spahiu