Politike15 Prill 2022, 08:20

Kreshnik Spahiu bën deklaratën e fortë: 178 politikanë dhe pronarë mediash janë shpallur “non grata” nga SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Kreshnik Spahiu bën deklaratën e fortë: 178 politikanë dhe

Kreshnik Spahiu bën deklaratën e fortë: 178 politikanë dhe pronarë mediash janë shpallur “non grata” nga SHBA

Ish-kreu i Aleancës Kuqezi dhe juristi i njohur shqiptar, Kreshnik Spahiu ka bërë një deklaratë “bombë”, teksa ka zbuluar për herë të parë se plot 178 politikanë dhe pronarë mediash nga Shqipëria, sipas tij, janë shpallur “Non Grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një pjese të së cilëve siç thotë ai, vendimi iu është komunikuar privatisht.

Gjatë një intervistë për gazetën “SOT” dhe ndërsa trajton çështje të ndryshme, zoti Spahiu akuzon katërshen e politikës Ilir Metën, Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Edi Ramën që në këto 30 vite kanë menduar vetëm për interesin e tyre dhe jo për qytetarët. Duke komentuar ambicien e ish-kryeministrit për t’u kthyer në krye të Partisë Demokratike dhe sulmet e akuzat e këtij të fundit në adresë të amerikanëve, juristi Spahiu theksoi se Sali Berisha përbën rrezik për projektet amerikane në Ballkan dhe Europë.

-Zoti Spahiu, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli “Non Grata” këtë javë 7 persona “VIP” nga Ballkani, 2 prej të cilëve i përkasin Shqipërisë, siç janë ish-deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi. Si e shikoni këtë vendim?

Ka një dallim te dukshëm por që shqiptarët nuk e kanë lexuar si duhet. Sali Berishën e shpalli “Non Grata” Departamenti Shtetit, ndërsa Aqif Rakipin dhe Ylli Ndoqi nga Departamenti Thesarit, duke ju shpallur sekuestro të pasurive. Në thelb janë dy ministri të ndryshme. Le të themi për Sali Berishën nuk ka ende një vendim nga Departamenti Thesarit për sekuestrim pasurish apo llogarish bankare. Ky ishte detaj që mediat duhet ta analizonte dhe kërkonte sqarim.

-Menjëherë pasi lajmi i DASH u pasqyrua në faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit dhe në media, ju reaguat në rrjetet speciale teksa paralajmëruat se lista është e gjatë dhe do të ketë të tjerë emra të sanksionuar “Non Grata”, sidomos nga Shqipëria. Mund të na japësh më shumë detaje? Kush janë dhe cilës fushe i përkasin…

Po 99% të emrave dihen. Departamenti Amerikan i Shtetit i ka ndaluar hyrjen në SHBA 178 politikanëve dhe pronarëve të mediave. Sot asnjë pronar mediash të mëdha nuk udhëton dot në SHBA. Në mënyrë private ambasada amerikane i ka njoftuar personalisht politikanët dhe pronarët e mediave që janë të padëshiruar në SHBA. Ajo çfarë pritet është dallimi i publikimit nga mbajtja konfidenciale. SHBA do vazhdoj të publikoj shpalljet Non-Grata të atyre mediave dhe politikanëve që nuk e ndalin aktivitetin dhe propagandën anti-amerikane

-Ju jeni një ndër më juristët më të mirë që ka Shqipëria, kështu që më lejoni t’ju pyes se kush janë pasojat për një person “Non Grata”. Çfarë rrezikon ai ose ajo në aspektin e përgjithshëm…

Gjykoj që ka shumë pasoja politike, ligjore, sociale dhe morale. Shpallja “Non Grata” është paradhoma e ndëshkimit dhe izolimit ndërkombëtar. Është e çuditshme që disa shqiptarë e interpretojnë “Non Grata-n” vetëm si mos lejim udhëtimi në Amerikë. Janë totalisht dy masa të ndryshme.

Psh: Albin Kurtit ju ndalua udhëtimi në Amerikë, por nuk u shpall asnjëherë “Non Grata”.

Heqja e vizës nuk është shpallje “Non Grata”. Shpallja “Non Grata” përkthehet: “Person i padëshiruar, sepse për shkak të veprimtarisë së tij përbën rrezik për rendin kushtetues të vendit tij dhe shtetit që e shpall.” Sali Berisha përbën rrezik për projektet amerikane në Ballkan dhe Europë.

-Duke qenë se arsyeja kryesore që ka detyruar DASH për të shpallur dikë të pa dëshiruar është përfshirja në korrupsion, krim të organizuar, pastrim parash, destabilitet dhe minim të demokracisë, a duhet që në lojë të hyjë SPAK dhe nis hetimet?

SPAK duhet kryej një veprim shumë të thjesht: Juridikisht SPAK duhet kërkoj “Letër porosi” në bazë Kodit Procedurës Penale në Uashington dhe kërkoj provat për çdo person që shpallet Non-Grata si mundësi për fillimin e procedimit penal mbi fakte të mbledhura nga shërbimet inteligjente.

-Ka zëra se dhe presidenti Ilir Meta rrezikon të shpallet “Non Grata” nga DASH. Sa qëndrojnë dhe ju i besoni?

Unë gjykoj që SHBA do testoj 6 muaj qëndrimet e Ilir Metës pasi të largohet nga President.

Nëse Ilir Meta do shpall koalicion me Berishën atëherë gjykoj se do përfshihet në listën e zyrtarëve “Non Grata”, por nëse ai nuk bashkohet me Sali Berishën, ndoshta SHBA nuk do e e ndëshkoj. Është ende shpejt për ta thënë. Do ishte barrë e rëndë për Imazhin e Shqipërisë nëse Presidenti dhe ish-kryeministri shpallen “Non Grata” sepse kjo s’ka ndodhur as në lindjen e mesme, as Afganistan, as Irak, as Siri.

Politike Kreshnik Spahiu Non-Grata SHBA