Politike 6 Dhjetor 2022, 21:44

Kreshnik Spahiu i numëron bëmat Berishës: Ka rrahur Nanon, Ramën, Gjinushin, Gonxhen dhe çdo rival politik

Shkruar nga Pamfleti
Kreshnik Spahiu i numëron bëmat Berishës: Ka rrahur Nanon,

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për “Euronews Albania” se në 32 vite shumë politikanë shqiptarë janë rrahur nga pushteti i Sali Berishës.

Spahiu u shpreh se me gjithë politikën e dhunshme të Berishës, sulmi i sotëm ndaj tij nuk është hakmarrje politike.

Në 32 vite është rrahur çdo politikan në Shqipëri me fakte dhe prova. Kam përjetuar kur punoja në drejtësi në vitet 90, rrahjen e Nanos në dhomat e izolimit në burgjet e Tepelenës, është rrahur Edi Rama në 95-96 dhe sot mban mjekër se  i ka nofullën dhe faqen  të çarë për të mbuluar plagët e levave 25 viteve më parë, është rrahur Gjinushi, Milo, Imami, Majko, Pollo, Gonxhe çdo rival politik i Sali Berishës në 32 vjet. Por do thoni ju ai ishte sot karma që t’i kthehet mbrapsht gjithë ajo politikë e dhunës ndaj kundërshtarëve? Nuk mendoj se sot u mblodhën kundërshtarët për t’u hakmarrë për dhunën në 32 vite”, tha Spahiu.

Politike Berisha Dhuna Spahiu