Aktualitet17 Shtator 2022, 11:27

Kreshnik Spahiu: SHBA ka një dosje të politikanëve shqiptarë, pjesë e spiunazhit rus!

Shkruar nga Pamfleti
Kreshnik Spahiu: SHBA ka një dosje të politikanëve

Kreshnik Spahiu

Analisti Kreshnik Spahiu teksa ka komentuar lajmin për financimin rus në Partinë Demokratike, thotë se ky zhvillim është vetëm fillimi i një dosje të madhe që do pasojë pastrimin e elitës politike në Shqipëri.

Dhe sipas tij, kjo nuk është e rastësishme.

“Padyshim që SHBA-të kanë hartuar një projektligj të veçantë për Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vënë në fokusin e gjykimit të SHBA-së për shkak të rrezikut të influencës ruse”, u shpreh ai për Euronews Albania.

Spahiu nënvizoi se pas dosjes për financimin rus të PD-së do të bëhen publike disa dosje të politikanëve që kanë bashkëpunuar me shërbimet ruse.

“SHBA disponon dosje të veçanta për lider politikë shqiptarë që kanë qenë pjesë e spiunazhit rus. Mendoj që një pjesë e tyre janë shpallur non-grata. Ka bindjen time profesionale dhe jam i informuar, lista e shpalljes non grata për politikanët shqiptarë nuk ka qenë thjeshtë se janë të korruptuar, por se janë pjesë e një projekti për të penguar projektet amerikane”, tha Spahiu.

Aktualitet Financimi rus në Shqipëri Kreshnik Spahiu SHBA