Politike12 Janar 2023, 22:59

Kreshnik Spahiu: Si Berisha e përjashtoi Azem Hajdarin se rrahu rojën e parkingut

Shkruar nga Pamfleti
Kreshnik Spahiu: Si Berisha e përjashtoi Azem Hajdarin se rrahu rojën

Juristi Kreshnik Spahiu ka treguar si Sali Berisha përjashtoi Azem Hajdarin se rrahu rojën e parkingut.

“Sali Berisha ka përjashtuar në mars të vitit 1993 Azem Hajdarin vetëm se i ra një shpullë rojës së parkingut, Sotirit në oborrin e PD-së, vazhduan pastaj me Ngjelën e të tjerë dhe shumë raste”, u shpreh Spahiu në “Now.

Duke folur për 4 deputetët e përjashtuar së fundmi në Partinë Demokratike, juristi tha se deputetët janë në parlament me vendim të popullit dhe nuk mund të përjashtohen me një vendim partie.

Enkelejd Alibeaj ka përjashtuar nga grupi parlamentar i PD 4 deputetë.

Në njoftimin e grupit të Enkelejd Alibeaj thuhet se deputetët Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi Agron Shehaj dhe Tritan Shehu nuk u distancuan nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike më 8 janar 2021.

Politike Hajdari Spahiu