Aktualitet 8 Dhjetor 2022, 16:24

Kreshnik Spahiu: Si i eliminoi Berisha themeluesit e PD dhe shërbimi që i bëri Ramiz Alisë

Shkruar nga Pamfleti

Sali Berisha i eliminoi 100% themeluesit. Asnjë nga 338 themeluesit e PD nuk janë sot as deputetë dhe as anëtarë Kryesie të PD, me përjashtim të një emri…

Shkruan Kreshnik Spahiu

Sot në 8 Dhjetor, vendosa të publikoj listën zyrtare të 337 themeluesve të PD-së 1990.

Atë mbrëmje dhjetori unë isha atje. Së bashku me Azem Hajdarin dhe Arben Ristanin, ishim si përfaqësues të Fakultetit të Shkencave Politike-Juridike.

Papritur erdhi ai së bashku me Gramoz Pashkon. Nuk e njihja, por quhej Sali Berisha.

Kishte dy kërkesa:

1- Të shpërndaheshim me qetësi sepse sipas tij, demonstratat ishin inspiruar nga agjentë serb të UDB,

2- Kërkoi që të ishte një nga personat që do shkonin tek Ramiz Alia për takim me grupin e studentëve.

Kërkesat e tyre ngjallën reaksionin e gjithë studentëve. Dy studentë të arteve na bindën që ata janë spiunë të Ramiz Alisë dhe ne votuam kundër. U refuzuan dhe u fishkëllyen.

Pa u zgjatur me histori që i keni dëgjuar me dhjetëra herë, po ju rikujtoj se pas 4 ditësh u shpall Partia Demokratike me 338 themelues dhe firmëtarë. Ai u rishfaq sërish aty dhe rrëmbeu mikrofonin pas Azemit për të marrë protagonizëm me çdo kusht.

Nuk e krijoi ai, madje për kujtesë të miliona shqiptarëve, kryetar u zgjodh Azem Hajdari dhe disa muaj më pas i zuri vendin e kryetarit ky me klanin komunist. E mori kontrollin dhe shfarosi çdo kënd duke shkruar vetë historinë.

Dikush që po më lexon ndoshta nuk do më besojë, por sot s’do bëj asnjë koment sepse fakti me dokumente që po publikoj flet vetë. Sali Berisha i eliminoi 100% themeluesit. Asnjë nga 338 themeluesit e PD nuk janë sot as deputetë dhe as anëtarë Kryesie të PD me përjashtim të një emri. Ai quhet Sali Berisha.

Eliminoi gradualisht të gjithë:

-Abdi Baletën

-Petrit Kalakullën

-Aleksandër Meksin

-Gramoz Pashkon

-Eduard Selamin

-Ridvan Peshkopinë

-Uran Butkēn

-Tomor Dostin

-Tomor Malasin

-Azem Hajdarin

-Zenel Hoxhën

…..:. dhe 337

Dikush do thotë: “Edhe këta nuk ishin burra të mirë”.

Po mirë o njerëz, të gjithë dolën burra të këqij dhe vetëm Berisha ishte burrë.

Jo të nderuar miq. Në rastin më të mirë ai e kishte mision shkatërrimin e disidencës anti-komuniste që lindi në Shqipëri. Në rastin tjetër ai është monstra dhe besëpreri më i madh i kombit, madje më i rrezikshëm se Enver Hoxha pasi ky i nxjerr në prit dhe u ngul thikën pas shpine të gjithë miqve.

Asnjëri nuk është sot në Parlament. Pa e zgjatur lexoni listën zyrtare e 337 shokëve dhe themeluesve të PD që eliminoi Sali Berisha.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Forum 8 dhjetori Berisha Lista