Bota17 Nëntor 2022, 08:46

Kreu i CIA-s takohet me presidentin polak

Shkruar nga Pamfleti
Kreu i CIA-s takohet me presidentin polak

Presidenti polak, Andrzej Duda, është takuar me drejtorin e agjencisë qendrore të inteligjencës amerikane William Burns në Varshavë të mërkurën në mbrëmje, tha kreu i Byrosë së Sigurisë Kombëtare të Polonisë, sipas The Guardian.

Jacek Siewiera tha se biseda “ka të bëjë me situatën e përgjithshme të sigurisë”.

Presidenti Andrzej Duda ka biseduar me kreun e CIA-s, William Burns, i cili ndodhet në Varshavë pas vizitave në Ankara dhe Kiev.

Biseda kishte të bënte me situatën e përgjithshme të sigurisë, në kontekstin e ngjarjeve të fundit.

Bota #Polak CIA Presidenti shef