Politike 4 Tetor 2022, 20:03

Kreu i ri i FRPD “ngre në qiell” Berishën: Ai është aset për PD, nuk më shqetësojnë fare “non gratat”

Shkruar nga Pamfleti
Kreu i ri i FRPD “ngre në qiell” Berishën: Ai

Duke folur me superlativa për Sali Berishën, kreu i ri i FRPD-së, Besart Xhaferi tha se nuk e shqetëson aspak se në krye të Partisë Demokratike qëndron një njeri “Non Grata”, i shpallur nga aleati i madh i vendit tonë, SHBA, si edhe Britanisë së Madhe, vendi ku ai ka studiuar.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, Xhaferi i ka cilësuar vendimet e Amerikës, si “fushata marketing për të goditur kapitalin e Sali Berishës”.

Në Britani më kanë mësuar se një person politik është një aset për shërbimin publik nëse ka kapital njerëzor, nëse ka ndjekës dhe nëse gjendja e tij gjyqësore është e pastër, pra nuk është i dënuar, Berisha i ka të dyja, ka bazën e PD, unë me arbitraritet nuk pajtohem, urdhrat nga ambasada janë fushata marketing për të goditur kapitalin njerëzot të Berishës. Nuk kam parë asnjë padi në gjykatë për Berishën”, tha Xhaferi.

Që prej 1 tetorit Xhaferi është në krye të Forumit Rinor të Partisë Demorkatike (FRPD), e në një kohë kur kjo garë është kontestuar për shkak të dyshimeve për manipulim të rezultatit, për Xhaferin, kjo ishte një garë e drejtë.

Debat ka aty ku ka garë, kandidatura ime është kontestuar dhe unë e prisja. Unë hyra në garë, i bëra yzmetin dhe u shpërblye me një rezultat te mirë, nga 60 qendra, unë kam humbur shumë dhe kjo tregon se sa e vërtetë ka qenë gara.  Deri para disa javësh ka qenë që më mbështetje nga Basha, Soros, Këlliçi, këto janë akuza për të hedhur baltë, FRPD është një nga organizatat më demokratike dhe anëtarësia është një nga më vitalet, debate është një nga gjërat më pozitive që kemi”, tha ai.

Si një bashkëpunëtor me të dy, Lulzim Bashën dhe Sali Berishën, Xhaferi bëri edhe një krahasim.

Basha ngjallte shpresë, dështimi spektakolar është një kosto shumë e madhe, nuk ngjalli kurrë besim në marrëdhënie personale, nuk ngiti kurrë si lider mbi partinë, Berisha është e kundërta, marrëveshjet qëndron deri në fund, madje disa raste më shumë se ç’duhet, pjekuria dhe mosha ngjall besim, se ka fituar disa zgjedhje”, deklaroi Xhaferi në Report Tv.

Ai ka treguar se çfarë e pret FRPD-në nën drejtimin e tij, teksa ka pasur edhe një kritikë për paraardhësin e tij, Belind Këlliçin.

Këlliçi? Duhet të kishte krijuar një profil më të fortë kundërshtues, po këtë e ka bërë për të mirën e partisë. Kemi pasur 3 epoka, ajo e arta 2016-2017, një forum fantastik dhe me idealizëm shumë të lartë. Këlliçi punoi në kondita shumë të vështira, dhe kjo ka qenë periudha më ë vështirë e forumit, ai në fushatë e tregoi forcën.

Unë do segmentizojë politikat, se forumi është deri në 35 vjeç, se kështu do kemi një rezultat më të lartë, brezi i parë do jetë gjimnazistë dhe me këto s’mund të komunikosh për inceneratorët. Gjenerata e dytë janë studentët, që do të përballojnë një inflacion të tmerrshëm, studenti mbijeton për të studiuar, kjo mund të jetë faza më e vështirë e një shqiptare, pastaj është masteri, që ne do jemi për t’i ndihmuar në punësim, pastaj profesionistët që po punojnë dhe s’po blenë dot një shtëpi, mbështetje për të blerë një shtëpi, pastaj janë prindërit e rinj, që kanë fëmijë dhe problemet me kopshtet dhe çerdhet, do lidhemi shumë mirë me rininë dhe paralel me këtë duhen krijuar edhe profilet politike për këshillat bashkiak etj, që të kenë një profil të tyrin“, tha Xhaferi.

Politike Berisha FRPD Xhaferi