Aktualitet 5 Janar 2023, 18:42

“Kreu i ri i SPAK ka ngjallur shpresë”, Spartak Ngjela: Politika është trembur nga Altin Dumani

Shkruar nga Pamfleti
“Kreu i ri i SPAK ka ngjallur shpresë”, Spartak Ngjela:

Avokati Spartak Ngjela ka folur sot në lidhje me kreun e ri të SPAK, ku u shpreh se ambicia e Altin Dumanit për karrierën është cilësia që do të prodhojë, rezultate konkrete në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Sipas tij, ai nuk është i përlyer dhe ka filluar të ngjallë frikë te politika shqiptare. Madje sipas Ngjelës, nëse ai korr rezultate, fare mirë mund të tentojë të bëhet president e kryeministër.

Altin Dumani ka ngjallur shpresa te opinion publik shqiptar. Në fillim nuk e donin, e eliminuan një herë. Nuk e donte korrupsioni i lartë Dumanin, bëri gjithë përpjekjet mos të dilte. E kanë eliminuar njëherë para tre vitesh. Ne e kuptuam që është i aftë, sepse ngjalli frikë. Njerëzit po e presin me dëshirë dhe shpresë.

Por atij i ka rënë në dorë një kartë shumë e madhe. Nëse bëhet lideri, ose kreu i goditjes së ndonjë krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, ai bëhet figurë e madhe dhe tenton ose drejt kryeministrit ose drejt presidentit. Por duhet të jetë i saktë, jo të bashkëpunojë me krimin. Por ai nuk i ka këto shenja.

Ai është me ligjin. Ditën që u prezantua Dumani ngriti tensionin tek të gjithë shkelësit e ligjit.

Altin Dumani është karrierist. Ai që shitet për para nuk bën dot karrierë. Ai që do të bëjë karrierë, nuk shkel mbi të. Dumani që arriti deri këtu pati një karrierë profesionale të pranueshme. Ai e ka në dorë të bëhet figurë”, u shpreh Ngjela në emisionin “Shqip”.

Aktualitet #Dumani Ngjela SPAK