Bota28 Qershor 2022, 16:18

Kreu i ri i ushtrisë britanike paralajmëron: Rusia mund të jetë kërcënimi më i madh për Evropën, të marrim masa

Shkruar nga Pamfleti
Kreu i ri i ushtrisë britanike paralajmëron: Rusia mund të

Kreu i ri i ushtrisë britanike, gjenerali Sir Patrick Sanders, ka paralajmëruar shtimin e rreziqeve nga Moska. Ai ka mbajtur fjalimin e parë që pas marrjes së detyrë, ku ka thënë se Rusia mund të jetë një “kërcënim edhe më i madh” për Evropën pas pushtimit në Ukrainë

Më lejoni të jem i qartë, ushtria britanike nuk po mobilizohet për të provokuar luftë. Ajo po mobilizohet për të parandaluar luftën”, ka shpjeguar ai.

Gjenerali ka thënë se nuk ka parë një kërcënim kaq të qartë ndaj parimeve të sovranitetit dhe demokracisë dhe lirisë për të jetuar pa frikë nga dhuna, gjatë gjithë viteve të tij në ushtri.

Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për të siguruar që Ushtria britanike të luajë rolin e saj në shmangien e luftës”, ka thënë më tej ai.

Një deklaratë e tij vjen në kohën kur NATO pritet të rrisë ndjeshëm numrin e forcave në gatishmëri të lartë në mbi 300,000 nga 40,000, si pjesë e rishikimit më të madh të mbrojtjes së aleancës që nga Lufta e Ftohtë.

Megjithatë, pavarësisht paralajmërimeve të gjeneralit Sanders, kuptohet se numri i ushtarëve britanikë në dispozicion aktualisht mund të reduktohet ndjeshëm nga rreth 82,000 në 72,000.

Gjenerali tha se ushtria britanike do të “luajë rolin e saj” së bashku me aleatët e saj në Ukrainë, por nuk tha se sa trupa do të mobilizohen.

Thënë thjesht, kërcënimi ka ndryshuar dhe ndërsa kërcënimi ndryshon, ne do të ndryshojmë me të. Detyra ime është të ndërtoj ushtrinë më të mirë të mundshme. Ne nuk e dimë se si do të përfundojë lufta në Ukrainë, por në shumicën e skenarëve, Rusia do të jetë një kërcënim edhe më i madh për sigurinë evropiane pas Ukrainës se sa ishte më parë”, shtoi ai.

Bota Britani Lufte Rusi