Bota 9 Shkurt 2019, 22:35

Krijohen “vrasësit” e Rusisë, Suedia sjell avionët e tmerrshëm që mund të “hedhin në erë” shpikj

Shkruar nga Pamfleti

Krijohen "vrasësit" e Rusisë, Suedia sjell avionët e tmerrshëm që mund të "hedhin në erë" shpikjen e fundit ruse (Foto)

Komandanti i forcave ajrore suedeze Mats Helgesson, tha dje se avioni i fundit luftarak i krijuar në vend Saab JAS 39 Gripen është dizenjuar “për të vrarë Sukhoi” që janë gjuajtësit e gjeneratës së fundit të Rusisë, duke pretenduar se nuk ka ndryshime të dukshme me avionët e tjerë luftarakë por pajisje superiore elektronike që bëjnë të pamundur gjurmimin e tij nga avionët armikë.

Justin Bronk tha se JAS 39 Gripen njihen tashmë për aftësitë e tyre.

“Prej disa vitesh tashmë pilotët e Gripen nuk mund të vihen më në lojë nga pilotët e avionëve gjermanë Typhoon që deri më herët konsideroheshin superiorë”, pa sqaruar më shumë elementët e avionit të ri suedez, i cili nuk ka dy luftuar ende me Sukhoi-n  Su-57 për të matur kapacitetet.

Avioni rus mund të mbajë një ngarkesë prej 10,000 kg, në krahasim me 5,300kg në krahasim me homologun suedez, dhe arrin shpejtësi  2.45 Mach në krahasim me 2 Mach ngaGripen.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Bota avionet suedeze