
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gramshit ditën e sotme. Xhevit Sinani 75-vjeç ka vrarë bashkëshorten Zeqine Sinani dhe vëllanë e tij, Shaqir Sinani me armë gjahu. Mësohet se pas kësaj tragjedie në Tërvol, autori ka marrë në telefon fëmijët dhe u ka thënë se ka vrarë mamanë dhe xhaxhanë. Policia ka ndaluar autorin pak minuta pas aktit makabër.
“Paraprakisht dyshohet se në fshatin Tervol të Njësisë Aimistrative. Pishaj, ka ndodhur një krim i dyfishtë në familje. Dyshohet se shtetasi Xh. S, rreth 75 vjeç, ka vrarë bashkëshorten Z.S dhe vëllanë Sh.S. Shërbimet e Policisë janë nisur urgjent në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit”– njofton policia.
Ndërkohë janë marrë në pyetje edhe familjarë të autorit të cilët janë shprehur të tronditur dhe se nuk kanë dijeni se çfarë mund ta ketë çuar 80-vjeçari të ndërmarrë këtë akt të rëndë.
Autori i krimit fillimisht ka vrarë gruan e tij dhe më pas ka shkuar drejt banesës së vëllait, është afruar, vëllai i tij ndodhej në oborr më pas e ka vrarë duke e lënë të vdekur Shaqir Sinanin. Familjarët pas krimit kanë njoftuar policinë, ku është bërë e mundur edhe ndalimi i autorit. Sipas burimeve policore dyshohet se 80-vjeçari vuan nga depresioni, por ky informacion nuk është konfirmuar. Familjarë të 72-vjeçarit Shaqir Sinani, autorit të krimit dhe bashkëshortes kanë dhënë dëshminë e tyre dhe janë shprehur të tronditur, dhe se nuk e dinë arsyen e këtij krimi të rëndë.
Ndërkohë është publikuar fotoja e 75-vjeçarit.