Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka zbarkuar ditën e sotme në Prokurorinë e Fierit, nga ku deklaroi se prokurorët duhet të hetojnë në mënyrë të plotë të gjitha krimet zgjedhore të hasura në zgjedhjet e 25 Prillit.
Pas takimit, Çela pohoi se ka një sërë çështjes që po heton dhe shumë shpejt do të ketë rezultate.
“Ka pasur një numër çështjesh të hetuara, apo që është marrë tashmë një hetim. Shumë shpejt do të kemi rezultate, që do të bëhen të ditura. Është e rëndësishme që të tregohet transparencë”
Çela pohoi se në takim me prokurorët e Fierit u diskutua dhe çështja e hetimit të evasionit fiskal. Ndër të tjera, Çela cilësoi prokurorinë e Fierit në nivele optimale. Sipas tij, e rëndësishme është të tregohet transparencë me publikun.
“Qëllimi i vizitës lidhet me situatën e hetimit të krimeve zgjedhore nga Prokuroria e Fierit. Janë disa takime që po bëhen në lidhje me krimet zgjedhore. Është e rëndësishme që të tregohet kujdes maksimal nga prokurorët për hetimin e plotë e të shpejtë, si dhe për të treguar transparencë. Arsyeja e dytë ka të bëjë më hetimet pasurore dhe evazionin fiskal, funksionimi i një seksioni të posaçëm që Prokuroria e Fierit ka për pastrimin e produkteve të veprës penale dhe evazionit fiskal, për rritje të efikasitetit për evazionin dhe ligjin anti-mafia. Janë të rëndësishme rezultatet në këtë drejtim, pasi ka shumë kërkesa nga ndërkombëtarët për luftën ndaj pastrimit të parave, korrupsionin dhe krimin e organizuar. Ka pasur një numër çështjesh të hetuara, apo që është marrë tashmë një hetim. Shumë shpejt do të kemi rezultate, që do të bëhen të ditura. Është e rëndësishme që të tregohet transparencë”, u shpreh Çela në prokurorinë e Fierit.