Kronike28 Janar 2023, 11:45

Krimi i dyfishtë në Gramsh, zbardhet dëshmia e autorit: Di që kanë vdekur, por se di s’mbaj mend gjë!

Shkruar nga Pamfleti
Krimi i dyfishtë në Gramsh, zbardhet dëshmia e autorit: Di

Xhevat Sinani, autori i vrasjes së dyfishtë nuk mban mend asgjë nga masakra që ndodhi një ditë më parë. Teksa u pyet nga oficeri për atë që ndodhi, 80-vjeçari deklaroi i qetë që i kishin vdekur të afërmit, mirëpo mohoi të dinte se ç’kishte ndodhur më tej.

“Më ka vdekur vëllai dhe gruaja. Di që kanë vdekur, por se di s’mbaj mend gjë. Si kam vrarë.”, mësohet të ketë thënë i moshuari.

Ndërsa në një dëshmi të dytë ai ka thënë: “Gruan e torturova dhe e mbyta. Vuajti shumë, e godita dhe me sëpatë. Vëllai nuk vuajti”, thuhet në dëshmi.

Ngjarja dyshohet për motive xhelozie, por një detaj i tillë është ende i pakonfirmuar.

Sinani vrau gruan e tij, Zegjine Sinanin, 72 vjeçe brenda banesës dhe më pas vëllanë e tij, Shaqir Sinani, 72 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit. Pasi vra gruan e vëllanë, 80-vjeçari mësohet se i ka mbuluar të dy trupat dhe ka larë gjakun e bashkëshortes në banesë. Më pas, ai ka shkuar tek disa të afërm të tjerë në fshat afër Tervolit dhe u ka rrëfyer krimit.

Kronike #Xhevat Sinani Gramsh