Aktualitet17 Maj 2018, 11:51

“Krimi i shekullit në Shqipëri”, Izet Haxhia rihap çështjen “Hajdari”: Dua të rigjykohem

Shkruar nga Pamfleti
“Krimi i shekullit në Shqipëri”, Izet Haxhia rihap

Ish-truproja i Sali Berishës Izet Haxhia ka dorëzuar sot kërkesën për rigjykim në gjykatën e Tiranës.
Avokati i Izet Haxhisë kishte paralajmëruar dhe më herët rihapjen e çështjes së klientit të tij. Sot Fran Dashi ka paraqitur kërkesën për rivendosjen në afat të ankimimit ndaj vendimit për Izet Haxhinë.

“Edhe Gjykata e Shkallës së parë të rrethit gjyqësor Tiranë në vitin 2001 ka deklaruar largimin e të pandehurit, duke caktuar avokat kryesisht dhe duke bërë gjykimin në mungesë në të gjitha shkallët e gjykimit. Ne kemi besimin e plotë se çështja do të shkojë drejt rihapjes”, tha avokati Dashi më 9 maj.
Izet Haxhia u ekstradua në Shqipëri pas 19 vitesh, ai është dënuar me 25 vite burg për bashkëpunim në vrasjen e Azem Hajdarit.

Në këtë kërkesë Haxhia shkruan: “Dua te rigjykohem, pasi procesi ndaj meje ka qenë i padrejtë dhe në mungesë”. Kërkesa e Haxhisë do te hidhet në short nga gjykata Shqyrtimi kërkesës do të bëhet brenda 1 jave dhe më pas do të caktohen seancat.

Në këtë mënyrë Haxhia rihap dosjen “Hajdari”, që konsiderohet edhe si krimi i shekullit në Shqipëri. Haxhia u ekstradua nga Turqia rreth një javë më parë, pasiu iu vetëdorëzua autoriteteve turke, me qëllim rikthimin e tij në Shqipëri dhe rigjykimin e çështjes “Hajdari”.

Aktualitet