Editorial27 Janar 2023, 10:36

 Kriminelë që kërcënojnë me bukën e gojës 

Shkruar nga Pamfleti
 Kriminelë që kërcënojnë me bukën e

 Kriminelë që kërcënojnë me bukën e gojës  

Aplikacioni i Edi Ramës “Akt1visit” është vjedhje e jetës private e gjithkujt që e instalon, është shkelje flagrante e Kushtetutës. Duke i bërë presion shqiptarit me bukën e gojës, deri në këtë ditë, Kryeministri nuk mund të ketë përveçse një fund të tmerrshëm. Historia e ka vërtetuar këtë. Me bukën e fëmijëve është zor të luash.

Po, po, kjo është një qeveri kriminale. Një tufë pushtetarësh vrastarë, por frikacakë. Të tmerruar deri në palcë se mos humbasin pushtetin. Të tredhur nga frika se nëse nuk rrinë aty ku janë, mund të përfundojnë në burg. Kjo është një qeveri që kërcënon me bukën e gojës dhe si e tillë, bën mirë të ndalet sa nuk është vonë.

Edi Rama ka shpikur së fundi, për t’i bërë presion shqiptarëve, atë që edhe Enver Hoxha do ta kishte zili. I tmerruar nga rënia e popullaritetit, nga frika se po i vjen fundi, në prag të zgjedhjeve lokale, ai ka shpikur një kontroll tjetër për administratën e shtetit, aplikacionin “Akt1vist”. Një vjedhje e re e të dhënave, që jo vetëm shkel me të dyja këmbët ligjin, por është një kërcënim serioz për çdo qytetar të republikës së Shqipërisë.

“Akt1visit” është një mënyrë e re kontrolli për këdo të punësuar në shtet. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për “like” dhe “share”, siç mundohen ta shesin patronazhistët e formës së re të kësaj qeverie.

Specialistët e fushës kanë ditë që u bien këmbanave të alarmit duke shpjeguar se “Akt1vist” është shumë më tepër se një platformë kontrolli e angazhimit të administratës publike në pëlqimet e postimeve të qeverisë në rrjetet sociale. Ky aplikacion është vjedhje e jetës private të kujtdo që e instalon atë. Për ta shkarkuar duhet të japësh të dhënat, adresën dhe telefonin, e-mailin dhe të pranosh kushtet e përdorimit (përgjimit) me detyrim. I shkarkuar nga punonjësit e administratës me detyrim, ky aplikacion ka të drejtë të aktivizojë zërin në celeluar në çdo kohë. Pra je i përgjuar. Edhe nëse nuk flet aplikacioni ka akses tek mesazhet, fotot, videot, vendndodhja jote, por edhe e miqve me të cilët komunikon! Nëse provon të japësh të dhëna të gabuara, aplikimi nuk shkarkohet. Pra, kur është ndërtuar është inkorporuar në të edhe regjistri kombëtar i të dhënave.

Përgjim!

Pas shkarkimit “Akt1visit” ka akses në profilin personal në Facebook, Instagram dhe Twitter dhe shënon çdo pëlqim, koment apo shpërndarje. Nëse më të guximshmit provojnë të postojnë gjëra të papëlqyeshme, postimet bllokohen.

Pra, vëzhgim si të ishe në burg.

Kjo të bën të mendosh që patronazhistët dhe lista me të dhënat personale të publikuara disa kohë më parë, të duken lule.

Tani të flasim konkretisht për të drejtat. Përveç Kushtetutës ka një ligj që ndalon keqpërdorimin e të dhënave personale. I njëjti ligj përcakton edhe instancat kontrolluese dhe kushtet kur këto instanca kanë të drejtë të hyjnë në të dhënat e shtetasve shqiptarë. Edi Rama këtë të drejtë e merr dhe ia jep Partisë së tij. A duhet të përgjigjet para ligjit ky njeri?

A duhet të vihet në lëvizje SPAK, Prokuroria apo çdo institucion tjetër për ta ndaluar këtë gjë?

E drejta po shkelet.

Ja ku ia doli të bëjë presion me bukën e gojës Edi Rama. Po sa të mbrojtur ndihen qytetarët shqiptarë përballë një presioni të tillë. Shqipërisë i ranë brekët më shumë se një herë, në fillim nga partia e pastaj nga hakerat iranianë që publikuan edhe llogaritë bankare të shtetasve shqiptarë. Po sikur këto të dhëna të keqpërdorën sërish, kush do ta mbajë përgjegjësinë? A do të dalë sërish Edi Rama e të thotë se çdo parti ka patronazhistët dhe statistikat e veta? A thua do të thotë se kështu ndodh në çdo vend të botës. Jo ore jo, kjo nuk ndodh askund tjetër përveçse në vendet diktatoriale. Në vendet si Shqipëria.

Sikur vetëm për këtë, Prokuroria duhet të vihet në lëvizje. Dikush duhet ta ndalojë këtë krim.

Dikush duhet të dalë e ti thotë Edi Ramës se me aq shumë sa ka vjedhur dhe paralizuar nervin e çdo shqiptari, “Akt1visiti” është i tepërt. Le të masturbohet me diçka tjetër Kryeministri i Shqipërisë. Le të dalë e ti thotë dikush të vërtetën që, ato qindra mijë pëlqimet që merr në Facebook janë të pavlera, janë të marra me dhunë. Këto nuk përkthehen kurrë në vota. Përkundrazi! Duke i bërë presion shqiptarit me bukën e gojës, deri në këtë ditë, Edi Rama nuk mund të ketë përveçse një fund të tmerrshëm. Historia e ka vërtetuar këtë. Me bukën e fëmijëve është zor të luash./Pamfleti

Editorial “Pamfleti” #Kriminelë që kërcënojnë me bukën e gojës Gjergj Zefi