Politike28 Shtator 2022, 11:42

Krisja e fortë Ahmetaj-Rama, Denis Dynjaja: Ai do jetë "kurbani" i radhës, dërgoi informacione te Meta!  

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari Denis Dynjaja, teksa ka folur për situatën politike në vend është shprehur se mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt ka ndodhur diçka.

Dynjaja  theksoi se ka një krisje mes Ramës dhe Ahmetajt dhe kjo ka ardhur pasi dyshohet se ky i fundit ka çuar informacione për inceneratorët te Ilir Meta.

“Është një dyshezë e paralajmëruar që nga shkarkimi si zëvëndës kryeministër, shkaqet duhen zbuluar. Ka një çarje të fortë mes Ramës dhe Ahmetajt. I besoi detyrën më të rëndësishme, dhe portofole të rëndësishme me shumë para. Diçka ka ndodhur mes tyre. Flitet që Ahmetaj është njeriu që ka çuar informacion tek Meta për inceneratorët. Kjo është e paprovuar por përflitet shumë. Ahmetaj mund të jetë kurban i inceneratorëve. Së shpejti mund të jetë njëri nga njerëzit që SPAK do e thërrasë. Por këto janë pikëpyetje që koha do i tregojë”, tha ai në një intervistë për Euronews Albania.

Ditën e djeshme në mbledhjen e Kryesisë së PS, Rama bëri disa lëvizje në nivelet e drejtuesve politikë të qarqeve të Partisë socialiste, ku u ka jashtë funksioneve në parti, ish zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj.

Atij i ishte besuar deri më tani drejtimi i qarkut të Vlorës, pozicion të cilin e mori Blendi Klosi.

Rama i pyetur posaçërisht për Ahmetaj, deri para pak muajsh i përkëdheluri i tij në qeverii ai tha se “nuk ka asnjë rëndësi të hyjmë në emra. Të gjithë jemi shërbëtorë të këtij misioni dhe secili ka rolin e vet, ka pozicionin e vet. Kjo është një skuadër dhe çdo suadër ka lojtarë që kanë role të ndryshme dhe secili bën rolin e tij, se po të ishin të gjithë njëlloj atëherë nuk do ishte skuadër”.

Edhe kur e largoi nga qeveria, më 25 korrik, zoti Rama nuk dha publikisht ndonjë shpjegim bindës, ndonëse në mbledhjen e fundit të kabinetit, ia kishte bërë të ditur atij vendimin duke përdorur tone të ashpra. Në atë kohë ai e motivoi lëvizjen e numrit 2 të qeverisë, me faktin se Rindërtimi nuk është më prioriteti i qeverisë, duke qenë se ndodhet në fazë përmbyllëse.


smile

Politike Ahmetaj Rama