Sport30 Prill 2022, 20:11

Kristal Palas mposht me përmbysje Sauthemptonin, vetëm 25 minuta në fushë për Armando Brojën

Shkruar nga Pamfleti
Kristal Palas mposht me përmbysje Sauthemptonin, vetëm 25 minuta

Kristal Palas mposht me përmbysje Sauthemptonin, vetëm 25 minuta në fushë për Armando Brojën

Sauthemptoni i Armando Brojës ka pësuar një tjetër humbje në shtëpi në ndeshjen e ditës së sotme, e cila përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Kristal Palas. 

Sauthemptoni e nisi mirë sfidën ku gjeti golin e para që në minutën e 9 të takimit, por këmbëngulja e miqve bëri që rezultati të përmbysej, fillimisht me golin e Eze dhe më pas me Zaha, që gjeti golin në minutën e 92 të sfidës dhe vulosi rezultatin përfundimtar 1-2. 

Vetëm 25 minuta në fushë për Brojën, me bomberin kuqezi që nuk arriti të gjente golin në këtë sfidë. 

Sauthemptoni renditet në venin e 15 në klasifikim me një diferencë prej 11 pikësh nga zona e ftohtë. 

Sport Kristal Palas Premier Liga Sauthempton