Sport 1 Maj 2022, 17:52

Kristian Prenga i papërmbajtshëm, boksieri shqiptar mund me KO kampionin e peshave të rënda (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Kristian Prenga i papërmbajtshëm, boksieri shqiptar mund me KO

Kristian Prenga i papërmbajtshëm, boksieri shqiptar mund me KO kampionin e peshave të rënda (Video)

Boksieri shqiptar që bokson në Amerikë për peshat e rënda, Kristian Prenga, ka fituar ndeshjen e radhës kundër një kundërshtari të fortë si Deshon Uebster, i cili ka një eksperiencë më të gjatë dhe më të madhe se Prenga. Uebster mban titullin e Kanadasë në peshat e rënda. 

Prenga e mbylli ndeshjen me KO në raundin e dytë. Shqiptari falenderoi komunitetin për mbështetjen deri në ditën e ndeshjes. 

“Faleminderit te gjitheve per mbeshtetjen. E di qe kisha munguar ne ring, por edhe ringu me kishte munguar mua. Do te mundohem t’ju bej krenar gjithmone. 

Shihemi shume shpejt ne ndeshjen tjeter #teamprenga. Zoti ju rujt te gjithve”. 

Fituam shqipe ??♥️ #fyp #foryou #shqiperi #albanian #fyppppppppppppppppppppppp #goviral

♬ original sound – _weedxlyrics

Kjo është fitorja e tij e 11, duke i shkaktuar humbjen e 4 në karrierë Uebsterit. 

Ndeshja u zhvillua ne “2300 Arena Philadelphia”, ku të pranishëm ishin shqiptarë të shumtë në mbështetje të kampionit shqiptar. 

Prenga rikthehet fuqishëm pas një dëmtimi në dorën e djathtë, tashmë i rikuperuar plotësisht, presim dhe i urojme fitore në ndeshjen e radhës në muajin qershor. 

Kujtojmë se Prenga mban aktualisht titullin e Kampionit te Europës ne Kick Box për peshat e rënda! 

Po po, vazhdo ferkoje koken o boss ? #albanian #fyp #foryou #viral #video #knockout #fypシ #albanianboxer #mirditor #kristianprenga #kp #eagle #teamprenga

♬ i want it i got it – Official Sound Studio

Sport boksieri shqiptar Kristian Prenga