
Kristiano Ronaldo ambasadori i Kupës së Botës 2030? Skuadra arabe sqaron gjithçka në lidhje me rolin e ri të CR7
Kristiano Ronaldo mori vëmendjen e të gjithë botës me transferimin e tij në Arabinë Saudite te klubi i Al-Nasr, duke firmosur një kontratë që e bën atë lojtarin më të paguar me 200 milionë euro në sezon.
Gjithashtu u përfol se ai do të bëhej dhe ambasador për të bërë të mundur që Arabia Saudite të organizonte Botërorin në vitin 2030. Për sa i përket kësaj të fundit, ishte vetë Al-Nasr që ka zgjedhur të përgjigjet, duke shuar çdo spekulim dhe duke thënë se asgjë nuk është e vërtetë.
“Al Nasr dëshiron të qartësojë për mediat se kontrata e Kristiano Ronaldos me Al Nasr nuk përfshin asgjë për sa i përket Kupës së Botës. Fokusi i tij i vetëm është tek Al Nasr dhe të punojë me shokët e tij të skuadrës për të ndihmuar klubin që të arrijë suksesin”, – shkruan klubi arab.
Al Nassr FC would like to clarify that contrary to news reports, Cristiano Ronaldo's contract with Al Nassr does not entail commitments to any World Cup bids.
His main focus is on Al Nassr and to work with his teammates to help the club achieve success.
— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) January 10, 2023