Sport 7 Janar 2023, 16:44

Kristiano Ronaldo debutoi në tribunë, zbulohet arsyeja pse CR7 braktisi stadiumin në pjesën e dytë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Kristiano Ronaldo debutoi në tribunë, zbulohet arsyeja pse CR7

Kristiano Ronaldo debutoi në tribunë, zbulohet arsyeja pse CR7 braktisi stadiumin në pjesën e dytë (Video)

Kristiano Ronaldo e ka nisur me shumë entuziazëm aventurën e tij në Arabinë Saudite. Ylli portugez mendohet se e ka bërë këtë zgjedhje duke parë kryesisht ofertën e çmendur ekonomike që i kanë bërë arabët. Por kjo nuk ka ulur aspak përkushtimin e tij ndaj stërvitjes dhe mbajtjes së formës sportive.

Kjo u pa qartë edhe në ndeshjen e mbrëmshme të Al Nassr në kampionat, ku Ronaldo nuk mund të luante për çështje burokratike. Futbollisti ndoqi pjesën e parë të ndeshjes në tribunën VIP, por pastaj u zhduk, duke bërë që të lindin shumë pakënaqësi në rrjetet sociale rreth këtij veprimi.

Por shpjegimi i Al Nassr ka qetësuar të gjithë dhe ka treguar përkushtimin e pabesueshëm të Ronaldos ndaj mbajtjes së formës fizike. Në një video të publikuar nga klubi arab shihet se si Ronaldo gjatë pjesës së dytë nuk ishte në tribune, por po ndiqte sfidën në televizor nga salla e stërvitjes në stadium. Ai po bënte ushtrime në biçikletë kur Taliska shënoi golin e dytë dhe e festoi atë me entuziazëm duke duartrokitur, pa e ndalur stërvitjen e tij, për të qenë në formë maksimale në momentin që do të kthehet në fushën e lojës.

Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë sjellë mijëra pëlqime dhe komente nga tifozët, të cilët tashmë vlerësojnë portugezin për përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm.

Ronaldo's reaction to @talisca_aa’s 2nd Goal ??? pic.twitter.com/6s1hLRFLAj

— AlNassr FC (@AlNassrFC_EN) January 6, 2023

Sport Al Nassr Kristiano Ronaldo ylli portugez