Sport30 Dhjetor 2022, 19:48

Kristiano Ronaldo firmos kontratën e “ëndrrave”, media e njohur arabe e bën fakt të kryer

Shkruar nga Pamfleti
Kristiano Ronaldo firmos kontratën e “ëndrrave”, media e

Kristiano Ronaldo firmos kontratën e “ëndrrave”, media e njohur arabe e bën fakt të kryer

Kristiano Ronaldo është gjithnjë e më afër nënshkrimit me Al-Nassr. Zërat që e shohin asin portugez gati për të nënshkruar një kontratë miliona dollarëshe me klubin arab nuk ndalen.

Në veçanti, përditësimi i fundit vjen nga rrjeti “Al Arabiya”, i cili publikoi lajmin në Twitter, sipas të cilit nënshkrimi i CR7 tashmë është kopsitur në orët e fundit.

Kontrata e tij do të jetë e vlefshme deri në verën e vitin 2025. 37-vjeçari do të paguhet 200 milionë euro brenda një sezoni.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” te klubi nga Arabia Saudite do të kalojë si lojtar i lirë, pasi Mançester Juanjtid së fundmi kishte shkëputur kontratën me të.

النصر السعودي يتعاقد رسميا مع #كريستيانو_رونالدو لمدة موسمين #العربية pic.twitter.com/WJs0PCue54

— العربية عاجل (@AlArabiya_Brk) December 30, 2022

Sport Al Nassr Kristiano Ronaldo skuadra arabe sulmuesi portugez