Sport 8 Janar 2023, 20:39

Kristiano Ronaldo në një nga ndërtesat më të larta në Arabi, fatura arrin në 3300 paund nata

Shkruar nga Pamfleti
Kristiano Ronaldo në një nga ndërtesat më të larta

Kristiano Ronaldo në një nga ndërtesat më të larta në Arabi, fatura arrin në 3300 paund nata

Kristiano Ronaldo është siguruar që ai dhe familja e tij të priten në mënyrë mbretërore në Arabinë Saudite.

Sulmuesi, transferimi i të cilit në Arabinë Saudite javën e kaluar e ka bërë atë një super-milioner, po jeton në një rezidencë luksoze që i ofron atij pamjen më të mirë të kryeqytetit.

Ish-ylli i Mançester Junajtid i cili ka nënshkruar për klubin e Al-Nassr në Ligën Saudite Pro, po qëndron në Kingdom Tower, një nga ndërtesat më të larta në vend.

Ai është vendosur në një nga suitat më të mira që Riadi mund të ofrojë në një nga 17 dhomat e zëna nga familja e tij, miqtë dhe sigurimi i tij.

Ai ka rezervuar suitën me përmasa gjigante për një muaj dhe Kingdom Suite, një nga më të mirat në ndërtesën 99-katëshe, shtrihet në dy kate.

Kostoja e suitës së hotelit nuk është as e listuar në faqen e internetit të hotelit dhe duhet të rezervohet privatisht, ashtu si edhe ‘Royal Suite’ ngjitur.

Por “Suite Presidenciale” që është më e vogël mund të rezervohet në internet dhe kostoja për një natë është 3300 paund në natë.

Vlerësohet se fatura e hotelit për Ronaldon dhe shoqëruesit e tij do të kalojë 250.000 paund derisa ai të zhvendoset në shtëpinë ku do akomodohet me partneren e tij Xheorxhina Rodriguez dhe pesë fëmijët e tyre.

Deri atëherë ata mund të shijojnë pamjet më spektakolare të qytetit dhe të shijojnë ushqimin më të mirë në shtëpinë e tyre të përkohshme me pesë yje.

Për të ngrënë, ylli portugez mund të shijojë ‘gatimet më të mira nga Kina, Japonia, India dhe Lindja e Mesme, me përbërësit më të freskët për të porositur’.

Për shkak të statusit të tij të famshëm, kuzhinierët do ofrojnë një shërbim ekskluziv të ngrënies në dhomë për Ronaldon dhe familjen e tij.

Stafit i është kërkuar që të mos kërkojë selfie me yllin, por ai ka strehuar mysafirët dhe fëmijët e tyre në hoteli, si edhe është parë duke falënderuar punonjësit e hotelit teksa hyn dhe del.

Në resort ka edhe fusha tenisi, qendra masazhi dhe një banjë me sauna dhe dhomë me avull.

Nëse Ronaldo dëshiron të kalojë momente romantike me Xheorxhinën, hoteli mund t’i ofrojë atij një darkë ekskluzive në mbrëmje në Urën Sky, në majë të Kingdom Tower, e cila është një nga destinacionet turistike më të njohura të Riadit.

Hoteli i ka premtuar të mbyllë të gjithë Urën nga publiku dhe të vendosë një tryezë në qendër të urës.

Ronaldo dhe familja e tij ka të ngjarë të jetojnë në një nga lagjet prestigjioze të qytetit, si Al Muhammadiyah i cili njihet për restorantet e tij të nivelit të lartë ose Al Nakheel.

Të dyja zonat janë afër stadiumit 28.000 vendesh të Al Nassr në Mrsool Park, i njohur më parë si Stadiumi i Universitetit të Mbretit Saud.

Sport Al Nassr Kristiano Ronaldo sulmuesi portugez