Sport 5 Janar 2023, 18:30

Kristiano Ronaldo në telashe, CR7 pa skuadër edhe pas transferimit tek Al Nasr, ja arsyeja

Shkruar nga Pamfleti
Kristiano Ronaldo në telashe, CR7 pa skuadër edhe pas transferimit tek

Kristiano Ronaldo në telashe, CR7 pa skuadër edhe pas transferimit tek Al Nasr, ja arsyeja

Telashet për Kristiano Ronaldon nuk kanë të mbaruar. Pas dënimit prej 2 ndeshjesh që mori nga Federata Angleze gjatë kohës kur luante te Mançester Junajtid, portugezi vazhdon të jetë pa skuadër, pasi Al Nasr nuk e ka regjistruar ende.

Kjo vjen, pasi në skuadrën arabe është plotësuar numri i lojtarëve të huaj dhe për këtë arsye ka nisur punën për të gjetur zgjidhjen e duhur.

Siç raportohet, drejtuesit duhet të largojnë një lojtar të huaj për t’i lënë vendin e lirë Ronaldos dhe kjo gjë pritet të ndodhë shumë shpejtë.

 

Sport Al Nassr Kristiano Ronaldo ylli portugez