Sport21 Tetor 2022, 17:26

Kristiano Ronaldo reagon pas pezullimit nga Mançester Junajtid: Do të jemi sërish bashkë, nuk dorëzohem ndaj presionit

Shkruar nga Pamfleti
Kristiano Ronaldo reagon pas pezullimit nga Mançester Junajtid: Do

Kristiano Ronaldo reagon pas pezullimit nga Mançester Junajtid: Do të jemi sërish bashkë, nuk dorëzohem ndaj presionit

Kristiano Ronaldo u pezullua nga Mançester Junajtid për ndeshjen e fundjavës ndaj Çelsit.

Ky vendim i klubit anglez, erdhi pasi portugezi nuk pranoi të futej në lojë në minutat e fundit ndaj Totenhemit dhe u largua nga fusha para përfundimit të ndeshjes.

Lidhur me vendimin e klubit, ka reaguar vetë pesë herë fituesi i “Topit të Artë”:

“Siç kam bërë gjithmonë gjatë karrierës sime, përpiqem të jetoj dhe të luaj me respekt ndaj kolegëve, kundërshtarëve dhe trajnerëve të mi.

Kjo nuk ka ndryshuar. Nuk kam ndryshuar. Unë jam i njëjti person dhe i njëjti profesionist që kam luajtur për 20 vitet e fundit në futbollin elitar dhe respekti ka luajtur gjithmonë një rol shumë të rëndësishëm në procesin tim të vendimmarrjes.

Fillova shumë i ri, shembujt e lojtarëve më të vjetër dhe më me përvojë ishin gjithmonë shumë të rëndësishëm për mua. Prandaj, më vonë, gjithmonë jam përpjekur të jap vetë shembullin për të rinjtë që u rritën në të gjitha skuadrat që kam përfaqësuar.

Fatkeqësisht, kjo nuk është gjithmonë e mundur dhe ndonjëherë nxehtësia e momentit është më e fortë. Tani për tani, thjesht ndjej se duhet të vazhdoj të punoj shumë në Karrington, të mbështes bashkëlojtarët e mi dhe të jem gati për gjithçka në çdo lojë të caktuar.

Të dorëzohem ndaj presionit nuk është një opsion. Nuk ka qenë kurrë. Ky është Mançester Junajtid dhe ne duhet të qëndrojmë të bashkuar. Së shpejti do të jemi sërish bashkë”.

Sport Kristiano Ronaldo Mançester Junajtid ylli portugez