Shumë zhurmë për Kristiano Ronaldon. “AS” një ditë më parë shkruante se Bajerni i Mynihut po mendon ta marrë portugezin për të zëvendësuar Robert Levandovskin.
Në Gjermani gjithsesi kanë një tjetër version. “Sport 1” shkruan se agjenti i tij e ka ofruar Ronaldon te Bajerni.
Vetë sulmuesi ishte i hapur për të kaluar në Bundesligë, pasi do të kishte mundësinë të luante në Champions League me një skuadër që mund të tentojë edhe trofeun.
Gjithsesi drejtuesit e Bajenrit të Mynihut kanë diskutuar për afrimin e portugezit në skuadër dhe në fund kanë vendosur që të kthejnë përgjigje negative.