Sport 9 Korrik 2022, 20:39

Kristjan Asllani inauguron me gol fanellën e Interit, fitore tenistike e zikaltërve në ndeshjen miqësore

Shkruar nga Pamfleti
Kristjan Asllani inauguron me gol fanellën e Interit, fitore tenistike e

Kristjan Asllani inauguron me gol fanellën e Interit, fitore tenistike e zikaltërve në ndeshjen miqësore

Interi ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore në “Appiano Gentile”. Klubi zikaltër nuk ka dashur ta quajë të tillë duke thënë se ka qenë thjesht një test stërvitor kundër FC Milanese. Megjithatë të besuarit e Inzagit kanë shkëlqyer, duke shënuar plot 10 herë në portën kundërshtare.

Romelu Lukaku e ka nisur me këmbën e mbarë, pasi ka qenë ai që ka realizuar golin e dytë. Por, nuk ndalet këtu. Të tretin e ka shënuar shqiptari Kristjan Asllani. Në njoftimin e Interit bëhej me dije:

“Ndeshja në Appiano Gentile e luajtur sot ndaj FC Milanese është fituar nga djemtë e Inzaghit me rezultatin 10-0. Goli i parë është shënuar nga Correa dhe i dyti më pas nga i sapokthyeri me fanelën e Interit, Romelu Lukaku.

Më pas në pjesën e parë të përfunduar 6-0 ka shënuar edhe Asllani, Fontanarosa dhe Lautaro dy herë. Në pjesën e dytë katër golat e tjerë janë shënuar nga Sangalli, Andrea Pinamonti, Valentin Lazaro dhe Curatolo”.

Sport Inter Kristjan Asllani skuadra zikaltër